Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Nuk ekziston grafit me portretin e Dejona Mihalit në Prishtinë, imazhi është i manipuluar

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në mediat sociale si Facebook dhe TikTok po qarkullon një imazh në të cilin shfaqet në formë të grafitit, portreti i Koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Në këtë “grafit”, krahas portretit të saj shfaqen edhe fjalët si “Kthehu prej nga ke ardhe. Kosova nuk do Grek Që vyn për të na ndarë”.

Fillimisht ky imazh u gjet i publikuar në Facebook nga faqja “Tana t’zezat” me pretendimin se pamja paraqet një grafit që thumbon Mihalin. Më pas e njëjta përmbajtje u publikua në faqen tjetër në Facebook “Universal”, si dhe në TikTok nga llogaria “blerim.gashi61”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se grafiti që shfaqet në imazh, nuk ekziston.


Hibrid.info hulumtoi për këtë imazh përmes programit të automatizuar “InVID”, dhe gjeti fotografinë reale që paraqet muralet në “Rrugën B” në Prishtinë. Në fotografinë reale nuk shfaqet asnjë grafit i realizuar.

Imazhi u gjet i publikuar në ueb-faqen “spottedbylocals.com”.


Pra, është marrë fotografia që paraqet muralet në “Rrugën B” në Prishtinë, e më pas i është vënë portreti i Mihalit, duke e paraqitur rrejshëm si grafit në Prishtinë. (shih më poshtë krahasimin e fotografive)


Analiza:

Imazhi që po qarkullon në Facebook dhe TikTok, ku paraqitet si grafit portreti i Dejona Mihalit, është i rremë.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se grafiti nuk ekziston. Fotografia origjinale u gjet e publikuar në ueb-faqen “spottedbylocals.com”, që paraqet muralet në “Rrugën B” në Prishtinë. Në fotografinë origjinale nuk shfaqet asnjë grafit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere