Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Ripublikohet pretendimi i rremë se Ambasada Amerikane ka vlerësuar Qeverinë Kurti për situatën në veri

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Nëpërmjet një publikimi në TikTok është pretenduar se Ambasada Amerikane në Kosovë e ka vlerësuar punën e Qeverisë së Albin Kurtit në veri.

“Vizitë e sigurtë dhe shetitje e lirëshme për herë të parë pas 25 viteve”, është një citat i vendosur në imazhin në të cilin shfaqet objekti i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë dhe një fotografi e kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Publikimi u bë nga llogaria “dardaniapeja” më 7 janar dhe deri në momentin e trajtimit i ka marrë më shumë se 56 mijë shikime e më shumë se 1,100 pëlqime.


E vërteta?

Pretendimi është i rremë. Ambasada Amerikane nuk ka bërë deklaratë të tillë. Madje, ky pretendim i rremë është trajtuar edhe më herët (maj, 2025) nga hibrid.info.

Edhe atë kohë publikimi ishte bërë në mediat sociale. Pretendimi ishte publikuar në ditën kur e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, qëndroi në veri të Kosovës dhe u takua me përfaqësues politikë si dhe me Policinë e Kosovës.

Pas hulumtimit kishte rezultuar se Ambasada e SHBA-së nuk kishte bërë deklaratë të tillë. Në faqen zyrtare të kësaj ambasade në Facebook ishte përsëritur qëndrimi i SHBA-së se stabiliteti dhe siguria janë thelbësore, si dhe se është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që të gjithë qytetarët të mund të jetojnë në mënyrë paqësore. Por, citati i pretenduar nuk ishte pjesë e postimit.


Hibrid.info ka riverifikuar faktet. Në “Google” nuk janë hasur raportime në media kredibile apo edhe burime zyrtare që e konfirmojnë deklaratën e pretenduar. Për më shumë, hibrid.info ka verifikuar publikimet e Ambasadës Amerikane në Kosovë në media sociale që nga maji i vitit të shkuar dhe nuk ka gjetur asnjë publikim të tillë.


Analiza:

Pretendimi se Ambasada Amerikane në Kosovë ka vlerësuar Qeverinë Kurti për situatën në veri është i rremë.

Publikimi nga llogaria “dardaniapeja” në TikTok përdor një citat që nuk është bërë kurrë nga Ambasada.

Verifikimet tregojnë se nuk ka deklarata apo raportime zyrtare që e konfirmojnë këtë pretendim, i cili është hedhur poshtë edhe më herët nga hibrid.info.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere