Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rrejshëm për deklaratë të Shefqet Krasniqi për Listën për Familje

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në një postim në TikTok është pretenduar për një deklaratë të hoxhë Shefqet Krasniqi për “Koalicionin për Familje”, subjekt politik që do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Shefqet Krasniqi: lista Eman Rrahmanit nuk ka të bëjë asgjë me fenë islame, ajo është parti politike e cila garon për karrigë. Asgjë më shumë!” është mbishkrimi që i është vendosur një fotografie të Krasniqit, në postimin e bërë më 25 janar nga llogaria “me.qeverine.kurti3” në TikTok.


Çka nuk shkon me këtë postim?

Postimi nuk tregon se ku e ka deklaruar një gjë të tillë hoxhë Shefqet Krasniqi apo se kur. E pas kontrollimit të fakteve nga hibrid.info del se një gjë e tillë nuk është thënë.

Hibrid.info ka kërkuar në disa mënyra për pretendimin në fjalë. Fillimisht në motorin online “Google” është kërkuar me fjalët “Shefqet Krasniqi flet për Listën për Familje” dhe më pas me pretendimin e plotë: “Shefqet Krasniqi: Lista e Eman Rrahmanit nuk ka të bëjë asgjë me fenë islame, ajo është parti politike e cila garon për karrigë. Asgjë më shumë!”. Në asnjërin rast nuk është gjetur ndonjë pretendim i tillë i publikuar në ndonjë vegëz kredibile.

Publikime që lidhen me pretendimin nuk ka as në faqen e hoxhë Shefqet Krasniqit në Facebook.

Ndërsa në kanalin me emrin e tij në YouTube në një video që mban datën 24 janar, Krasniqi ka folur për zgjedhjet dhe këtë koalicion. Megjithatë ai ka shprehur qëndrim pozitiv dhe nuk ka folur siç është pretenduar në TikTok. (Shih këtu)


Publikimi në TikTok deri tash ka marrë mbi 62 mijë shikime dhe i ka mbi 1150 pëlqime e 80 komente.


Nuk është rasti i parë që hibrid.info ka trajtuar përmbajtje që lidhen me hoxhë Krasniqin dhe zgjedhjet e 9 shkurtit. Më 14 janar, hibrid.info trajtoi publikimin e një videoje të vjetër të tij, me pretendimin se është aktuale. (shih këtu)


Analiza:

Nëpërmjet një postimi në TikTok është pretenduar për një deklaratë të hoxhë Shefqet Krasniqit për subjektin politik “Koalicioni për Familjen”, që garon në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info nuk ka gjetur se diçka e tillë është thënë nga Krasniqi. Përmbajtja si në pretendimin në TikTok nuk është hasur e publikuar askund tjetër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm të rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere