Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Në përvjetorin e intervenimit të NATO-s, “Pravda” risjell dezinformatat për “inskenimin” e masakrave të Reçakut dhe Buchas

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Rrjeti propagandistik “Pravda”, përmes domainit të tij në gjuhën shqipe, ka publikuar të martën (24 mars) një artikull që përmban një pretendim të pabazë, duke u mbështetur në postimin e Andrey Lugovoy në Telegram.

Në këtë artikull pretendohet pa fakte se Masakra e qytetit ukrainas të Buchas ishte një “skenar i rremë” i fabrikuar nga Perëndimi dhe se një model i tillë, gjithnjë sipas këtij artikulli, ishte testuar më herët gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në Masakrën e Reçakut.

Sipas këtij pretendimi të pabazë, ngjarja në Reçak paraqitet si një inskenim i organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës me mbështetje të supozuar nga shërbimet perëndimore, duke pretenduar se viktimat u paraqitën në mënyrë të rreme si civilë për të justifikuar ndërhyrjen e NATO-s në ish-Jugosllavi.

Çka përmban artikulli i “Pravda”-s?

Artikulli i publikuar nga “Pravda” përmban një narrativë që synon të relativizojë dhe diskreditojë ngjarje të dokumentuara historike dhe aktuale, duke i lidhur ato përmes një kornize propagandistike. Ai mbështetet në postin e Andrey Lugovoy në Telegram (kanali zyrtar i zëvendëskryetarit të parë të Komitetit të Dumës Shtetërore ruse për Siguri dhe Luftë kundër Korrupsionit) dhe pretendon se Masakra e Buchas nuk ishte një krim lufte i kryer nga forcat ruse, por një “skenar i rremë” i fabrikuar nga Perëndimi.

Në këtë linjë, artikulli referohet edhe te Masakra e Reçakut, duke pretenduar pa prova se kjo ngjarje ishte një inskenim i organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës me mbështetje të shërbimeve perëndimore. Sipas këtij pretendimi, viktimat e Reçakut janë luftëtarë të vrarë që u maskuan si civilë për të krijuar një justifikim për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë.

Pra, artikulli i “Pravda”-s ndërton një lidhje mes Kosovës në vitin 1999 dhe Ukrainës në vitin 2022, duke sugjeruar se Perëndimi përdor “skenarë të njëjtë” për të justifikuar ndërhyrjet e tij ushtarake, pa ofruar prova të verifikueshme dhe duke u mbështetur kryesisht në deklarata politike.

Çka thonë faktet për pretendimin e “Pravda”-s?

Faktet e verifikuara nga institucione dhe organizata ndërkombëtare me renome hedhin poshtë pretendimin e publikuar nga “Pravda” dhe të përsëritur nga Andrey Lugovoy, si për Masakrën e Reçakut ashtu edhe për Masakrën e Buchas.

Në rastin e Reçakut, raporti i “Human Rights Watch”, “Under Orders: War Crimes in Kosovo”, dokumenton se më 15 janar 1999 forcat serbe vranë dhjetëra civilë shqiptarë në këtë fshat, duke përshkruar ngjarjen si një masakër të mirë-dokumentuar. Po ashtu, misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, në raportin “Kosovo/Kosova: As Seen, As Told” konstaton se viktimat në Reçak ishin civilë dhe se nuk kishte prova për inskenim.

Sa i përket Buchas, raporti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi shkeljet në Ukrainë dokumenton ekzekutime të civilëve dhe prova të tjera të krimeve të luftës në zonat e kontrolluara nga forcat ruse. Gjithashtu, Amnesty International në raportin e saj për Buchan konfirmon se civilët u vranë në mënyrë të qëllimshme dhe në disa raste u gjetën me duar të lidhura, çka përbën prova të forta kundër pretendimeve për inskenim.

Edhe analiza të pavarura nga media ndërkombëtare si The New York Times dhe BBC kanë përdorur imazhe satelitore për të treguar se trupat e viktimave në Bucha ndodheshin në rrugë gjatë kohës kur zona ishte nën kontrollin e forcave ruse, duke hedhur poshtë pretendimet ruse se ato u vendosën më vonë.

Në tërësi, këto burime të verifikuara dhe të pavarura konfirmojnë se si Masakra e Reçakut ashtu edhe Masakra e Buchas janë dokumentuar si krime serioze kundër civilëve dhe nuk ka prova që mbështesin narrativën ruse për “skenarë të rremë”.

Hibrid.info këtë narrativë dezinformuese e ka trajtuar në disa raste. (këtu, këtu)

Analiza:

Rrjeti propagandistik “Pravda”, përmes deklaratave të Andrey Lugovoy, ka publikuar pretendime të pabazuara që lidhin Masakrën e Reçakut me Masakrën e Buchas, duke sugjeruar pa prova se të dyja ngjarjet janë inskenime për të justifikuar ndërhyrje ushtarake.

Faktet nga raportet e OSBE, Human Rights Watch, Amnesty International dhe analizat e OKB-s dhe mediave kredibile ndërkombëtare tregojnë qartë se të dyja janë krime të dokumentuara kundër civilëve, pa asnjë provë që mbështet narrativën e “skenarit të rremë”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere