Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e tifozëve japonezë manipulohet për t’u paraqitur si e Kosovës

HIBRID

Shkruan: Etrit Rexhepi

Është duke qarkulluar në mediat sociale një imazh që paraqet një tifoz futbolli duke mbledhur mbeturinat në një stadium.

Pretendohet se i njëjti është tifoz kosovar pas ndeshjes futbollistike mes Sllovakisë dhe Kosovës, e cila u zhvillua të enjten (26 mars).

Këto pretendime janë ngritur nga faqe të ndryshme në Facebook në gjuhën shqipe (këtu, këtu, këtu, këtu).

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka hulumtuar mbi këtë pretendim, dhe ka gjetur se imazhi i trajtuar është manipuluar.

Sipas gjetjeve, del se imazhi origjinal u përket tifozëve japonezë të cilët pastruan tribunat e stadiumit Al-Janoub Stadium në Katar pas ndeshjes me Kroacinë gjatë Botërorit Katar 2022, dhjetorin e po këtij viti.

Personit që shfaqet më afër në imazhin origjinal i është ndryshuar flamuri që bart në shpinë, nga ai japonez në të Kosovës. Personi në fjalë ka edhe një flamur tjetër të vendosur në pjesën e fund-shpinës, mirëpo atij vetëm i është ndryshuar ngjyra, nga e kuqja në të kaltër.

Hibrid.info ka hulumtuar përmes “tools”-ave në dispozicion për identifikimin e përmbajtjeve të manipuluara në mënyrë digjitale ose përmes Inteligjencës Artificiale, por të njëjtat nuk japin të dhëna të qarta për përmbajtjen e trajtuar.

Megjithatë, përmes kërkimit manual në makinën e kërkimit “Google”, kur ngarkohet imazhi që paraqet tifozin me flamur të Kosovës, rezultatet nxjerrin imazhin origjinal të publikuar nga media të ndryshme ndërkombëtare, mes tyre edhe Associated Press (këtu).

Çka thuhet në pretendimet e faqeve në gjuhën shqipe?

Në faqen me emrin “Gazeta Papirus”, shkruan: “Emocionon polici sllovak, poston foto nga tribuna e pastruar nga tifozët e Kosovës pas ndeshjes🫶. Çfarë gjesti shkruan ai”.

Në faqen me emrin “Mitrovica Lajm”, shkruan: “SHEMBULL: Emocionon polici sllovak, poston foto nga tribuna e pastruar nga tifozet e Kosoves pas ndeshjes. Cfare gjesti shkruan ai”.

Në faqen me emrin “Jeta Islame”, shkruan: “Emocionon polici sllovak, poston foto nga tribuna e pastruar nga tifozet e Kosoves pas ndeshjes. Cfare gjesti shkruan ai”.

Në faqen me emrin “60sekonda”, shkruan: Emocionon polici sllovak, poston foto nga tribuna e pastruar nga tifozet e Kosoves pas ndeshjes. Cfare gjesti shkruan ai”.

Në të katër postimet, shkrimi është pothuajse i njëjtë, ndërsa i referohet “policit sllovak”, por nuk ka burim të besueshëm informacioni.

Analiza:

Një imazh është duke u shpërndarë në mediat sociale, që pretendohet se paraqet një tifoz të Kosovës duke pastruar tribunat e stadiumit pas ndeshjes mes Sllovakisë dhe Kosovës, e zhvilluar të enjten (26 mars, 2026), në Bratisllavë.

Hibrid.info ka hulumtuar mbi këtë pretendim dhe ka gjetur se i njëjti nuk i vërtetë, por i manipuluar ose në mënyrë digjitale ose përmes IA-së. Imazhi i vërtetë paraqet tifozë japonezë që pastrojnë mbeturinat pas ndeshjes me Kroacinë, e zhvilluar dhjetorin e vitit 2022 në kuadër të Kampionatit Botëror Katar 2022.

Në bazë të metodologjisë së punës, Hibrid.info këtë përmbajtje e cilëson si “Mashtrim” dhe “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere