Në Prizreni është mbajtur një sesion informues me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga mediat lokale, organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistë të ndryshëm, ku u diskutua për ndikimin e dezinformimit dhe formave të tjera të çrregullimit informativ.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen në mënyrë praktike me mekanizmat për dekonstruktimin dhe identifikimin e rasteve konkrete të dezinformimit, të cilat janë publikuar më herët në hapësirën mediatike.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Countering Disinformation Narratives through Innovation and Experiential Learning”, i organizuar nga ADS dhe Hibrid.info, me mbështetjen e Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Organizatorët vlerësuan se aktivitete të tilla kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe në forcimin e rezistencës ndaj përmbajtjeve keqinformuese në shoqëri.




