Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Info sesion për dezinformimin zhvillohet edhe në Shtërpcë

HIBRID

Ndërkohë që aktivitetet informuese rreth keqinformimit po vazhdojnë, edhe Shtërpca i është shtuar listës së qyteteve ku është shpërndarë informacioni në kuadër të sesioneve informuese.

Gjatë një sesioni dyorësh, të mbajtur në hapësirat e NVO Primo la tolleranza, diskutimi u fokusua mbi format e ndryshme të çrregullimit informativ, me qëllim rritjen e vetëdijes dhe thellimin e njohurive rreth këtij fenomeni.

Pjesëmarrësit patën mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe të diskutojnë mbi mënyrat e identifikimit dhe përballjes me dezinformimin në hapësirën mediatike.

Ky projekt, i financuar nga U.S. Embassy Pristina, synon të fuqizojë komunitetet lokale, duke i ndihmuar jo vetëm të njohin më mirë fenomenin e dezinformimit, por edhe të zhvillojnë aftësi dhe qëndrueshmëri për t’iu kundërvënë atij.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere