Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

“Balkan News Truck” ndalet në Pejë, qytetarët angazhohen për të kuptuar më mirë lajmet

HIBRID

Sot, iniciativa “Balkan News Truck”, e sjellë nga hibrid.info, ka ndaluar në Pejë, duke e kthyer qytetin në një hapësirë interaktive për edukim mediatik dhe diskutim publik.

Përmes projeksioneve, kuizeve dhe bisedave të hapura, qytetarët patën mundësinë të eksplorojnë botën e lajmeve dhe informacionit nga një këndvështrim ndryshe. Aktivitetet synuan të nxisin mendimin kritik dhe të rrisin ndërgjegjësimin mbi mënyrën se si përmbajtjet mediatike krijohen dhe shpërndahen.

Ndalesa në Pejë vjen pas aktiviteteve të zhvilluara në Prizren dhe Mitrovicë, ndërsa udhëtimi i “Balkan News Truck” do të vazhdojë drejt Prishtinës, ku priten angazhime të reja me qytetarët.

Iniciativa “Balkan News Truck” zbatohet nga CFI – Agjencia Franceze e Zhvillimit të Medias, në partneritet me Fondacionin Metamorfozis për Internetin dhe Shoqërinë, dhe me mbështetjen e Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të projektit “Shared Horizons”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere