Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke
[ ARTIKULLI ]

Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm në Prishtinë

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

GABIM

Shifra prej 4 milionë mungesash i përket nxënësve të shkollave në të gjithë Kosovës, jo shkollave të Prishtinës.

Janë publikuar përmbajtje ku pretendohen për katër milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Komunës së Prishtinës në një gjysmëvjetor.

Përmbajtjet me këtë pretendim janë publikuar të hënën (27 prill) nga mediat “Koha.net” dhe “Klan Kosova”.

Cili është e vërteta?

Shifra prej 4 milionë mungesash i përket nxënësve të shkollave në të gjithë Kosovës, jo shkollave të Prishtinës.

Mediumi “Koha.net” ka paraqitur pretendimin me anë të një artikulli, ndërsa “Klan Kosova” nëpërmjet një storje të lexuar në një edicion lajmesh. Pas kontrollit të përmbajtjeve u vërejt se në storjen e “Klan Kosova”, pretendimi i paraqitur në titull, dallon me atë të cilin e lexon moderatori i lajmeve, për shkak se ai gjatë leximit e thekson së bëhët fjalë për katër milionë mungesa në shkollat e Kosovës.

Ndërsa në artikullin e “Koha.net” ky pretendim është i njëjtë si në titull ashtu edhe në përmbajtje, më përjashtim të rastit kur është cituar Drejtori i Arsimit në kryeqytet, Samir Shahini.

Për shkak se të dy këto përmbajtje kanë si burim të njëjtat deklarata të drejtorit Shahini, hibrid.info me anë të kërkimi manual në llogarinë e tij, gjeti postimin të cilat u janë referuar mediat në fjalë (shih këtu).

Postimi i transkriptuar i drejtorit Shahini:

“Sot qysh në mëngjes kam angazhuar stafin e Drejtorisë së Arsimit, për të ndërmarrë një aksion të gjerë në shkollat fillore e të mesme të Kryeqytetit për evidentimin e mungesave të nxënësve dhe masave që po merren nga shkollat.

Shifrat që po shohim janë shqetësuese. Mungesat e paarsyeshme nuk janë vetëm orë të humbura mësimi — ato janë një sinjal për probleme më të thella dhe një rrezik real për zhvillimin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Kur nxënësit nuk janë në shkollë, ku janë? A janë prindërit në dijeni? A po reagojnë shkollat me kohë dhe me seriozitet?

Sipas raportimeve në nivel vendi, flitet për rreth 4 milion mungesa në një gjysmëvjetor, prej tyre afro 1 milion të paarsyeshme. Kjo nuk mund të trajtohet si statistikë — është një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm.

Zgjidhja nuk është e njëanshme. Prindërit janë partnerë kyç dhe pa përfshirjen e tyre nuk mund të ketë ndryshim real. Në ditët në vijim do të intensifikojmë komunikimin me ta dhe do të ndërmarrim hapa konkretë, që mungesa të tilla të mos kalojnë pa përgjegjësi.”

Në bazë të këtij postimi, kuptohet se drejtori Shahini, duke iu referuar raportimeve në media, ka folur për numrin e mungesave në nivel të vendit.

Hibrid.info gjeti një video-material të transmetuar në një edicion të lajmeve në Radio Televizionin “Dukagjini”. Videoja me mbishkrimin “’Ikja’ prej orëve të mësimit – Gati 4 milionë mungesa në shkollat e Kosovës, ministri Çeku ka një zgjidhje” është publikuar në faqen në Facebook të këtij mediumi të dielën (26 prill) (shih këtu).

Në raportim nuk bëhet e ditur se nga janë marrë të dhënat, por është e qartë e ato u referohen të dhënavë për shkollat në të gjithë Kosovën, në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollot 2025-26.

E njëjta storje është gjetur e publikuar edhe si artikull (shih këtu). Pra, kjo tregon se raportimet fillestare për numrin e mungesave i referoheshin të dhënave në nivel vendi, dhe jo në nivel komunal.

Analiza:

Disa raportimet pretenduan se në shkollat e Komunës së Prishtinës ka rreth 4 milionë mungesa të nxënësve brenda një gjysmëvjetori.

Në fakt, kjo shifër i referohet mungesave në nivel të gjithë Kosovës, jo vetëm Prishtinës.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere