Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me inteligjencë artificiale

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Imazhi në fjalë është i gjeneruar më inteligjencë artificiale.

Publikohet një video-material i krijuar me imazhe nga protestat në Tiranë, ku qytetarët po kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik në zonën e Zvërnecit.

Videoja e publikuar të enjten (4 qershor) në TikTok përmban disa imazhe, ndër to edhe një fotografi nga protesta, ku shihet një pankartë me portretin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe mbishkrimin: “Kosovë, na jep Albinin për një mandat; Shqipëria ka nevojë për ndryshim”.

Çka nuk shkon me këtë imazh?

Imazhi në fjalë është i gjeneruar më inteligjencë artificiale.

Për të verifikuar origjinën e pamjeve, videoja u analizua me programin e automatizuar “InVID”, duke u ndarë atë në korniza (keyframes), çka mundësoi analizimin e secilës pamje veçmas.

Për shkak të disa deformimeve vizuale që vërehen në kornizë, pankarta me portretin e Albin Kurtit, u analizua me platformën “HiveModeration” për të vlerësuar nëse imazhi ishte gjeneruar me inteligjencë artificiale (IA).

Pas analizimit, rezultati ka treguar një probabilitet të lartë që imazhi të jetë gjeneruar nga kjo teknologji.

Pak kontekst

Në Shqipëri, me anë të protestave po kundërshtohet një projekt i madh turistik në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë, pranë Vlorës, i cili parashikon ndërtimin e hoteleve dhe vilave luksoze me vlerë miliarda euro dhe është i lidhur me investitorë të huaj, përfshirë plane të mëhershme të përmendura të Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.

Banorët, aktivistët dhe shoqëria civile po protestojnë kryesisht për shkak të ndikimit të mundshëm në mjedisin e ndjeshëm të zonës, kontesteve të pronësisë së tokës, si dhe mungesës së transparencës rreth projektit dhe mënyrës së miratimit të tij (shih këtu).

Edhe në Kosovë të enjten (4 qershor) është mbajtur një protestë solidarizuese para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, ku disa aktivistë shprehën mbështetje për protestat në Shqipëri kundër projekteve turistike në Zvërnec dhe Sazan, duke kundërshtuar privatizimin e zonave bregdetare dhe rrezikun për mjedisin dhe pasuritë publike (shih këtu).

Analiza:

Fotografia ku paraqitet një pankartë me portretin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe mbishkrimin “Kosovë, na jep Albinin për një mandat; Shqipëria ka nevojë për ndryshim” nuk është autentike dhe nuk paraqet një pamje reale nga protestat në Shqipëri kundër një resorti turistik në zonën e Zvërnecit.

Përmbajtja ka deformime vizuale që vërehen në disa elemente të imazhit dhe pas analizës me anë të platformës “HiveModeration” është treguar se ekziston probabilitet i lartë që ai të jetë gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere