Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

“Mjalti mbretëror për burrat” reklamohet si natyral, por ka përbërës të padeklaruar që mund të jenë të rrezikshëm për shëndet

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Dy faqe në Facebook janë duke e reklamuar një produkt me emrin “Royal Honey VIP” si mjaltë natyrale për rritje të potencës.

Pas kontrollit të fakteve të kryera nga Hibrid.info, del se sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FDA), bëhet fjalë për produkt që ka përbërës të padeklaruar si “sildenafil”, që është përbërës aktiv i barit “Viagra”, e që përdoret për trajtimin e mosfunksionimit erektil.

Faqja “Bio Products Shop” më 2 prill në një postim e ka reklamuar produktin si “bio” dhe “të certifikuar”. Në postim thuhet se produkti nuk ka efekte anësore.


Vegëza e postimit të publikuar nga faqja “Bio Products Shop”:

https://archive.is/H7ZrY


Produkti i njëjtë ishte reklamuar edhe më herët nga faqja tjetër “Biofita”. Në një postim të kësaj faqe më 30 mars, “Royal Honey VIP” ishte reklamuar si produkt “100% origjinal”. (shih këtu)


Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA në një njoftim të 25 prillit të vitit 2022 pati këshilluar njerëzit të mos e blejnë apo përdorin këtë produkt. (shih këtu)


Pjesë e njoftimit të FDA-së, e përkthyer në shqip:

“Analizat laboratorike të FDA-së kanë konfirmuar se ‘Kingdom Royal Honey VIP’ përmban sildenafil, përbërës aktiv të barit me recetë e të miratuar nga FDA-ja. ‘Viagra’, që përdoret për të trajtuar mosfunksionimin erektil. Miratimi i ‘Viagras’ nga FDA-ja nënkupton që të përdoret vetëm nën mbikëqyrjen e një profesionisti të licencuar shëndetësor. Përbërësi i padeklaruar mund të ndërveprojë me nitratet e gjetura në disa barna, si nitroglicerina, dhe mund ta ulë presionin e gjakut në nivele të rrezikshme. Njerëzit me diabet, presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë ose sëmundje të zemrës, shpesh marrin nitrate”.


Pas njoftimit të FDA-së të asaj kohe, më 13 korrik 2022, faqja “shopaax.com” hoqi nga shitja produktin në SHBA. (shih këtu)


Hibrid.info ka publikuar mashtrime të tilla në vazhdimësi. Disa prej tyre mund t’i gjeni këtu, këtu dhe këtu.


Analiza:

Disa faqe online në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë hedhur në shitje produktin për stimulim seksual me emrin “Royal Honey VIP”, të cilin e reklamojnë si produkt natyral.

Në përmbajtje të këtyre postimeve nuk sqarohet se ky produkt përmban përbërësin “sildenafil”, që është përbërës aktiv i barit Viagra, për trajtimin e mosfunksionimit erektil.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA “fda.gov”, ka sqaruar se ky përbërës mund të ndërveprojë me nitratet që gjenden në disa barna me recetë, si nitroglicerina, e që mund të ulë presionin e gjakut në nivele të rrezikshme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Mashtrim” përmbajtjen e produktit të hedhur në shitje nga disa faqe në Facebook.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere