Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Jo, Viva Fresh Store nuk po dhuron kupona me vlerë 300 €

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në një postim të publikuar në Facebook, i cili përdor fotografinë me logon e rrjetit të marketeve “Viva Fresh Store”, pretendohet se kjo kompani po dhuron kupona në vlerë prej 300 eurosh. Për të marrë pjesë në këtë shpërblim, përdoruesve u kërkohet të klikojnë një vegëz dhe të japin të dhënat e tyre personale.

Pretendimi u publikua dje (6 qershor) nga një faqe në Facebook që mban emrin “Weekly Wow Promo”.

E vërteta?

Pas një hulumtimi të realizuar nga hibrid.info, është vërtetuar se faqja në fjalë në Facebook nuk ka asnjë lidhje me kompaninë “Viva Fresh Store”, ndërsa vegëza (domain-i) i publikuar rezulton të jetë i dyshimtë.


Faqja “Weekly Wow Promo” në Facebook ka vetëm 73 ndjekës dhe nuk përmban asnjë postim tjetër, përveç fotografive të vendosura në profil dhe kopertinë (cover). (shih këtu)

Ndërsa, ueb-faqja e paraqitur në këtë postim “grabwinbox.ink”, përmes së cilës kërkohet që të jepen të dhënat e përdoruesit, është e dyshimtë.

Hibrid.info ka shfrytëzuar platformat për verifikimin e ueb-faqeve, si “Scam-Detector.com” dhe “Easydmarc.com”, të cilat e kanë cilësuar këtë faqe si të dyshimtë dhe me lidhje të mundshme “phishing”. (shih këtu dhe këtu)


Çka është Phishing?

Një organizatë apo individ përdor “Phishing” (‘peshkimin’) nëse është duke u përpjekur në mënyrë të paligjshme të marrë informacione të ndjeshme personale nga ju si: ID të përdoruesit, fjalëkalimin, numrat e llogarisë bankare, numrat e kartës së kreditit etj.

Ata pastaj do të përdorin informacionin që ju keni dhënë për të hyrë në llogarinë tuaj për qëllime të paligjshme p.sh. kryejnë mashtrime, me karta krediti me numrat e kartës së kreditit që ju keni dhënë gabimisht për individin apo organizatën ‘phishing’.


Hibrid.info ka kontrolluar faqen zyrtare të Viva Fresh Store në Facebook dhe ka konstatuar se kompania nuk ka publikuar asnjë lojë shpërblyese që ofron kupona në vlerë prej 300 eurosh. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook me emrin “Weekly Wow Promo” publikoi më 6 qershor një ofertë shpërblyese, duke përdorur logon e “Viva Fresh Store” me pretendimin se ofron kupona në vlerë 300 euro për ata që klikojnë një link dhe japin të dhënat personale.

Mirëpo, adresa e ueb-faqes “grabwinbox.ink”, u klasifikua si e dyshimtë nga platformat për verifikim të ueb-faqeve si, Scam-Detector.com dhe Easydmarc.com si me rrezik “phishing”.

Në faqen zyrtare të “Viva Fresh Store” në Facebook nuk gjendet asnjë lojë apo promocion që ofron kupona me këtë lloj vlere.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere