Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi që Merkel dhuroi BMW për Qeverinë e Kosovë, i pavërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull me titull “Hoti: ‘Veturat e reja i kemi dhurata nga Merkeli, ata i kanë sjellë në Kosovë’”.

Artikulli ka të bëjë me veturat e markës BMW, të cilat ditë më parë u raportua nga mediat se janë blerë nga Ministria e Punëve të Jashtme gjatë pandemisë COVID-19.

Megjithatë, ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas verifikimit dhe hulumtimit nga hibrid.info, është konstatuar se një përmbajtje e tillë është e pavërtetë dhe se deklarata e pretenduar e kryeministrit Avdullah Hoti, nuk është gjetur në asnjë medium kredibil apo në profet zyrtare të tija në rrjetet sociale.

Teksti i artikullit të publikuar në “GazetaProgresi.com”:

Hoti: ‘Veturat e reja i kemi dhurat nga Merkeli, ata i kanë sjellë në Kosovë.’

Kryeministri i Kosovës, Avduallah Hoti gjate konferences se sotme për media tha se veturat e reja nuk i ka blerë Qeveria e Kosovës, por Gjermania i ka sjellur në Kosovë.

‘Mereli na ka bërë dhurat për punën e mirë që po e bëjm në shtetin e Kosovës, nuk i kemi blerë ne.’ happeni happsiren e më p00shtme ndiqniii pamjeet e intervistes

Vegëza e artikullit të publikuar në “GazetaProgresi.com”:

https://gazetaprogresi.com/hoti-veturat-e-reja-i-kemi-dhurat-nga-merkeli-ata-i-kane-sjelle-ne-kosove/


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “GazetaProgresi.com” përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Ky shkrim synon të nxis lexuesit të klikojnë në postime, në mënyrë që të arrihet deri te përfitimet. Ky artikull kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere