Të fundit | Ndikimi i “ekonomisë së vëmendjes” në mediat digjitale dhe rreziku për keqi… Të fundit | Rrjeti propagandistik rus “Pravda” i publikon sistematikisht artikujt në “T… Të fundit | Ende nuk ka vendim gjykate për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht Të fundit | Imazhi i Yamal me trofeun e Kupës së Botës dhe gjyshen e tij, i gjeneruar n… Të fundit | Mediat serbe e paraqesin rrënimin e objekteve pa leje në Ujman si aksion ku… Të fundit | LVV nuk ka treguar ende kandidatët për president Të fundit | Spekulim nga mediat ruso-serbe për largimin e mundshëm të KFOR-it nga ura e… Të fundit | Titull përgjithësues që e paraqet deklaratën e një kongresmeni si qëndrim t… Të fundit | Publikohen tituj për vrasje pa treguar se ngjarjet kanë ndodhur në shtete t… Të fundit | Titull i pabazuar për mundësinë e kandidimit të Gërvallës për presidente
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht numri i rasteve aktive me Covid-19

HIBRID

Portali informativ “Gazetablic.com” sot (21 korrik) ka publikuar një artikull, duke iu referuar raportit të Ministrisë së Shëndetësisë të datës 20 korrik, ndërsa në titull dhe në përmbajtje thuhet se në Kosovë janë 1,793 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, vërtetohet që titulli i këtij artikulli është shkruar gabim, pasi Ministria e Shëndetësisë dje (20 korrik) ka raportuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 1793 raste të reja me Covid-19, ndërsa raste aktive janë 8035.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Gazetablic.com”:

http://gazetablic.com/1793-raste-aktive-me-covid-19-ne-kosove/


Raportin e plotë të IKSHPK-së të publikuar me datë 20 korrik në faqen zyrtare në Facebook mund ta gjeni këtu.

FOTO Raporti 24 orësh i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë (20 korrik)

Analiza:

Portali “Gazetablic.com” ka gabuar në numrin e rasteve aktive me COVID-19 të datës 20 korrik. Në titullin e këtij artikulli thuhet se 1793 raste janë aktive, ndërsa në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar më 20 korrik thuhet se numri i rasteve aktive është 8035.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këtë artikull të “Gazetablic.com” e vlerëson si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere