Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi për datën e zgjedhjeve nacionale, bazohet vetëm në mendimin e një analisti

HIBRID

Gazeta online “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Kosova do të shkojë në zgjedhje, mbahen në këtë date”.

Megjithatë, titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Në tekst gjendet mendimi i politologut e analistit kosovar, Ramush Tahiri, i cili tha se çështja e Presidentit do të jetë shkaku kryesor që vendi do të shkojë në zgjedhje, të cilat sipas tij, do të mbahen më 28 shkurt.

Siç mund të shihet në analizën e kontrollit të fakteve në vijim, në përmbajtje të këtij artikulli është publikuar vetëm një analizë dhe parashikim i politologut Tahiri. Përveç kësaj, nuk ka ndonjë informatë rreth ndonjë vendimi zyrtar për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, siç pretendohet në titullin e artikullit të gazetës online “Kosova-sot.info”.

Pjesë e tekstit të artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info”:

Kosova do të shkojë në zgjedhje, mbahen në këtë datë

Politologu e analisti kosovar, Ramush Tahiri thotë se çështja e Presidentit do të jetë shkaku kryesor që vendi do të shkojë në zgjedhje, të cilat sipas tij, do të mbahen më 28 shkurt.

Tahiri thotë se pas zgjedhjeve nuk do të ketë kuorum prej 80 deputetësh, kur do të votohej për presidentin.

“Shkaku kryesor që Kosova do të shkojë në zgjedhje është mos mundësia e zgjedhjes së presidentit të Republikës sepse nuk ka koncezues që 80 deputetë që janë dy të tretat të jenë në seancë që ta bëjnë kuorumin kur mbahet mbledhja. D.m.th 80 nuk mund të bëhen, 61 për t’u zgjedhur mund të bëhen mirëpo 80 jo. Nuk besoj që edhe pas zgjedhjeve që unë llogarisë që do të mbahen me 28 shkurt që do të ketë do të ketë kuorum prej 80 deputetëve”, u shpreh Tahiri.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/511995/kosova-do-te-shkoje-ne-zgjedhje-mbahen-ne-kete-date/?fbclid=IwAR2sJwkfyN656nnsxC5UDUaSfZCpzDEheFNCe6dmY6AIEcm7fO9qH8olkmU


Analiza:

“Kosova-sot.info” në këtë artikull ka përdorur një titull që nuk përputhet me përmbajtjen. Në tekst është vetëm mendimi i politologut dhe analistit Ramush Tahiri, i cili mendon se më 28 shkurt do të mbahen zgjedhjet. Ky medium online ka përdorur titull që aludon se është marrë vendim zyrtar për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë. Ky mendium, për më tepër, nuk e ka vënë këtë titull në thonjëza, që do të nënkuptonte se aludimi i paraqitur është mendim i një individi. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere