Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Incidenti në Lagjen e Boshnjakëve interpretohet nga qeveria serbe pa fakte si projekt i Prishtinës zyrtare për spastrim etnik të serbëve

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Incidentin e mesnatës së të shtunës (27-28 prill) në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, ku raportohet se janë rrahur dy qytetarë serbë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e interpreton pa fakte si “tentativë për shtypje sistematike të serbëve me qëllim të spastrimit etnik”.

Çka tha Zyra për Kosovën në qeverinë serbe?

Nëpërmjet një reagimi të publikuar në lidhje me ngjarjen, kjo zyrë pretendon se “regjimi ekstremist i Albin Kurtit është përgjegjës për këtë epidemi të dhunës”, dhe se “politika për shtypjen e serbëve e projektuar nga kabineti i tij në Prishtinë, po përhapet gjithnjë e më shumë në rrugë”.

Çka gjeti Hibrid.info?

Hibrid.info pas kontrollit të fakteve, ka vërtetuar se deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk është gjetur qëllimi apo edhe se kush janë kryerësit e veprës. Incidenti i lartcekur nuk zë vend në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Vegëza e komunikatës së lëshuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

https://www.kim.gov.rs/v5536.php


Çka thotë më saktësisht komunikata e publikuar nga kjo Zyrë?

“Regjimi ekstremist i Albin Kurtit është përgjegjës për këtë epidemi të fundit të dhunës, politika e të cilit për të shtypur serbët nga kabineti në Prishtinë, ku ishte projektuar, po përhapet gjithnjë e më shumë në rrugë”.

“Më shumë se 500 sulme ndaj serbëve dhe pronave të tyre që nga ardhja e Kurtit në krye të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë janë dëshmia më elokuente e mundshme se një përpjekje për të shtypur dhe frikësuar sistematikisht popullin serb është në fuqi, me qëllim të spastrimit etnik të Kosovës dhe Metohisë nga çdo faktor joshqiptar”.


Çka ka që nuk shkon me këtë komunikatë?

Zyra në fjalë nuk ofron asnjë të dhënë faktike për të ndërlidhur ngjarjen e rrahjes së dy serbëve me pretendimin se këto veprime po projektohen nga Qeveria e Kosovës, që sipas kësaj zyre, qëllim kanë “spastrimin etnik” të serbëve.

Kjo Zyrë, rastet e incidenteve të ndryshme që ndërlidhen me qytetarët serbë në Kosovë, përkundër faktit që nuk dihen kryesit e veprës dhe qëllimi se pse ndodhin, vazhdimisht i ndërlidh me Qeverinë e Kosovës me pretendimin e pabazuar se “është projekt i kabinetit të Kurtit për spastrim etnik të serbëve”. (këtu, këtu, këtu)


Analiza:

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka interpretuar pa fakte incidentin e mesnatës së të shtunës në Lagjen e Boshnjakëve ku janë rrahur dy qytetarë serbë, si “tentativë për shtypje sistematike të serbëve me qëllim të spastrimit etnik”.

Deri në këtë raportim, nuk ka të dhëna publike për kryesit apo qëllimin e veprës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere