Të fundit | Publikohet deklaratë e rreme që i atribuohet Wolfgang Petritschut për Albin… Të fundit | Rusia intensifikon narrativat për Kosovën: viktimizimi i serbëve, delegjiti… Të fundit | Vazhdon të publikohet videoja e gjeneruar me IA që paraqet rrejshëm Trumpin… Të fundit | Si mund të përdoren filmat e animuar për propagandë Të fundit | Pretendimi konspirativ se serbët në Kosovë do ta “paguajnë çmimin” për gjyk… Të fundit | Pretendimi i pabazuar se një “top zjarri” u lëshua nga Kosova drejt Serbisë Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Bugajski e ka bërë këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Vllasit i atribuohet rrejshëm një deklaratë për Kurtin Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara të Kurtit dhe Fidanit për Kosovë… Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Zemaj ka thënë “harrojini vaksinat”, i pavërtetë

HIBRID

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull me titull “Armend Zemaj shuan shpresat: Harrojini vaksinat”.

Pas verifikimit të fakteve të bërë nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli nuk përputhet në asnjë rast me atë që thuhet në tekst.

Zemaj gjatë një interviste të dhënë për “ekonomiaonline.com” është shprehur se Qeveria aktuale po e neglizhon sigurimin e vaksinës anti-Covid dhe, sipas tij, është dashur ta ketë parasysh se kontingjenti prej 24 mijë dozash nuk është i mjaftueshëm, duke shtuar se vonesat në ardhjen e kontingjentit të dytë mund të dëmtojë shëndetin publik dhe atë mendor.

Pavarësisht kësaj, Zemaj në këtë intervistë asnjëherë nuk ka thënë “harrojini vaksinat”, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në “botasot.info”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “botasot.info”:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1573309/armend-zemaj-shuan-shpresat-harrojini-vaksinat/?fbclid=IwAR1jbJ_EsMTj6K4yRrNwRTyiNSW9VZqMK2aoIj7jwB74x8u5N7mziioqSM8


Ish-ministri Zemaj ndër të tjerash shtoi se nuk kanë informacione konkrete se kur mund të vijë kontingjenti tjetër i vaksinave, ani pse komunikimi me partnerë është duke vazhduar.

“Ndoshta ka diçka që duhet të dalë në sipërfaqe sepse jemi të kufizuar në informacione por ne shpresojmë që Kosova do të ketë vaksinat. Komunikimi me partner është duke vazhduar pavarësisht që jemi në opozitë, premtimet janë reale, por sigurimi i blerjes duhet të jetë primar”.


Më poshtë mund të gjeni vegëzen e artikullit autentik me intervistën e Zemajt dhënë për “ekonomiaonline.com”.

https://ekonomiaonline.com/politike/zemaj-qeveria-e-relaksuar-thuajse-sekziston-pandemia-kontingjenti-i-dyte-i-vaksines-mund-te-vonohet/
\

Analiza:

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull të me intervistën e Armend Zemaj dhënë për “ekonomiaonline.com”, duke i vënë titull të ndryshuar, për të pretenduar rrejshëm se ish-ministri e Shëndetësisë ka shuar shpresat e qytetarëve duke thënë “harrojini vaksinat”, gjë e cila nuk përmendet në asnjë rast në këtë intervistë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere