[email protected]
Osmani nuk është kandidate e VV-së për kryeministër
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT : Vjosa Osmani kandidante per postin e Kryeministrit nga VV merret vendimi?”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky lajm është i vjetër, i publikuar më 15 dhjetor, si dhe titulli është i sajuar.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, më 15 dhjetor të vitit të kaluar kishte deklaruar se është duke biseduar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të lidhur koalicion për zgjedhjet e reja parlamentare, kurdo që mbahen ato.

Pra, aktualisht nuk ka asgjë zyrtare lidhur me ndonjë koalicion të mundshëm mes këtyre dy subjekteve, si dhe Osmani nuk është përzgjedhur kandidate për postin e Kryeministrit, siç pretendohet në titullin e artikullit të “gjithckafresh.info”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

LAJMI I FUNDIT : Vjosa Osmani kandidante per postin e Kryeministrit nga VV merret vendimi?

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e ka konfirmuar se është duke biseduar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të lidhur koalicion për zgjedhjet e reja paralamentare, kurdo që mbahen ato.

Ajo ka thënë se është koha t’i bashkojnë forcat, jo veç si politikanë, por siç thotë ajo për të mirën e qytetarëve.

“Jemi në proces të diskutimeve me z. Kurtin për bashkëpunimin, dhe nuk do të ishte e drejtë që të flasë pa pasur një marrëveshje finale. Nuk është vetëm dëshirë e dyanshme për domosdoshmëri që t’i bashkojmë forcat, jo vetëm ne, por kërkohet që të jetë një bashkim i qytetareve, që duan t’i rrisin fëmijët e tyre më mirë, është shumë më shumë se bashkim i politikanëve. Jemi duke diskutuar, por vullnet ka, po flas për vete”, ka thënë Osmani në një intervistë për Rtv 21.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/5237?fbclid=IwAR3u5J0aHWsCOg569t4efS2PqvdppOuQvGsii6_HNGggAEB5Ab9zDtwhVLQ


Më poshtë mund të gjeni artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online.

https://gazetainfokus.com/vjosa-osmani-konfirmon-se-eshte-duke-biseduar-me-albin-kurtin-per-koalicionin-e-ri/?fbclid=IwAR2c9anl51Z7MX-50bZKw9bMplS_3dwwhbL7qmoqXRSFmacBaa-WxAPt3FA


Analiza:

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka marrë një lajm të vjetër të cilin më pas e ka publikuar, me pretendimin që ta paraqes si aktual, marr parasysh datën e publikimit. Këtij artikulli, qëllimisht i është ndryshuar titulli, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë lexues. Ky shkrim është publikuar edhe në faqen “Gazeta Aktive” në Facebook, e cila numëron mbi 80 mijë ndjekës. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, rezulton që ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others