Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Foto-montazh: Vendoset imazhi i Rakiqit në vend të një zyrtari të LDK-së

HIBRID

Faqja “Gazeta Plisi” në Facebook ka postuar një fotografi nga një tubim i LDK-së në Piranë të Prizrenit, të cilës i kanë vënë mbishkrimin “Tubimi i LDK-së Musafir nderi Goran Rakiq”.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është konstatuar se fotografia e postuar nga “Gazeta Plisi” është foto-montazh. Në këtë fotografi vërehet se është bërë ndërhyrje, përmes së cilës është vendosur imazhi i liderit të Listës Serbe, Goran Rakiq, në vend të një zyrtari të LDK-së.

Vegëza e postimit të faqes “Gazeta Plisi” në Facebook:

https://www.facebook.com/GPlisi/posts/302155948009669

Pas kërkimit dhe hulumtimit nga hibrid.info, del që kjo fotografi është marrë nga profili zyrtar i Driton Selmanajt në Facebook, nga tubimi i LDK-së në Piranë të Prizrenit, e postuar më 23 janar të këtij viti.

Në postimin e Selmanajt në Facebook shihet qartë se nuk bëhet fjalë për prezencën e Rakiqit në këtë tubim, siç pretendohet në përshkrimin e “Gazeta Plisi”, por kandidati i LDK-së për deputet nga Prizreni – Valdet Hoxha.

Vegëza e postimit të Driton Selmanajt në profilin e tij zyrtar në Facebook:

https://www.facebook.com/driton.a.selmanaj/posts/905113366693433


Analiza:

Faqja “Gazeta Plisi” në Facebook ka përdorur një fotografi nga tubimi i LDK-së në Piranë, në të cilën më pas e kanë ndërhyrë, duke larguar fytyrën e një anëtari të kësaj partie, për ta zëvendësuar me fytyrën e Goran Rakiçit.

Kjo faqe e cila numëron mbi 40 mijë pëlqime, me këtë foto-montazh të qëllimshme ka mashtruar lexuesit e saj. Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky postim kategorizohet si “mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere