Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër dhe titull jo adekuat

HIBRID

Disa portale të dyshimta në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “Haradinaj: ‘Qëllimi im nuk është pushteti, une e kam veç dertin për popull’”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të rremë, pasi që vërehet se pretendohet rrejshëm të paraqitet si qëndrim të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Në fakt kjo deklaratë konstatohet se është bërë nga vëllai i tij, Daut Haradinaj, gjatë zgjedhjeve të kaluara nacionale (2019), përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.

Në fushatën aktuale zgjedhore po vërehet një trend i krijimit dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme në mediat e dyshimta, të cilat shfrytëzojnë lajmet e vjetra si përmbajtje për krijimin e artikujve të rremë, të cilët publikohen gjatë kësaj fushate.

Hibrid.info ka gjetur një rast të tillë, ku i njëjti artikull është paraqitur i publikuar nga disa portale të dyshimta.

Portalet e dyshimta që e publikuan këtë artikull:

https://newsonline48h.com/tuv/news/3014?fbclid=IwAR1PhwFn9Dv8zMD5p8yNfjI5-OwJljjDKNmifM3B0Nhi5GFrlrk8wQJosQU
https://newsonline48h.com/tuv/news/3014?fbclid=IwAR1PhwFn9Dv8zMD5p8yNfjI5-OwJljjDKNmifM3B0Nhi5GFrlrk8wQJosQU

http://trendi-kspro.com/haradinaj-qellimi-im-nuk-eshte-pushteti-une-e-kam-vec-dertin-per-popull-video-2/1637/

https://www.facebook.com/JetaePergjithshme/posts/2882790508439479/

Më poshtë mund të gjeni deklaratën autentike të publikuar nga Daut Haradinaj në profilin e tij zyrtar gjatë fushtës së kaluar për zgjedhjet nacionale.

https://www.facebook.com/DautHaradinaj/photos/a.1562969843756138/2345844255468689

Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë përdorur një status të vjetër të Daut Haradinajt në profilin e tij në Facebook, të cilin më pas e kanë publikuar duke pretenduar ta paraqesin atë si deklaratë e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Ky status ishte i vjetër, i cili ishte publikuar më 16 shtator 2019 gjatë fushatës së zgjedhjeve të kaluara nacionale, dhe i njëjti është munduar të paraqitet si deklaratë aktuale nga Ramush Haradinaj nga disa portale të dyshimta. Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere