Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i rremë: Abazi nuk ka thënë se “Kur të vijë Vetëvendosja në qeveri, vizat kane me u hek brenda një jave”

HIBRID

Disa portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me titull “Haki Abazi:Kur të vijë Vetëvendosja në qeveri, vizat kane me u hek brenda një jave…(VIDEO)”.

Pas verifikimit dhe kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të sajuar.

Një deklaratë e tillë nga kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk është gjetur në asnjë nga mediat online të Kosovës, por vetëm në ato të dyshimta të cilat e kanë sajuar këtë lajm. Gjithashtu, në këto shkrime nuk gjendet asnjë video, siç pretendohet në titull.

Teksti i artikullit të publikuar në disa portale të dyshimta:

Haki Abazi:Kur të vijë Vetëvendosja në qeveri, vizat kane me u hek brenda një jave…(VIDEO).

Përsëri sapo të mbahen zgjedhjet, do të jemi në pushtet. S’kan me shku një javë dhe Kosovës kanë me ju liberalizu vizat.. Kursse Thaçin kem me…

Ish-zëvendës kryeministri i Kosovës, Haki Abazi përmes një interviste për mediat kosovare, ka paralajmëruar se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje do të rikthehet përsëri në pushtet. dhe do ta rregulloj gjendjen në vend…“Përsëri sapo të mbahen zgjedhjet, do të jemi në pushtet. S’kan me shku një javë dhe Kosovës kanë me ju liberalizu vizat.. Kursse Thaçin kem me…/ 5 sekonda pasi ta keni hapur marketingun hapet artikulli i plotë

Vegëza e artikullit të publikuar në disa portale të dyshimta:

https://mitrovicapress.com/news/3265?fbclid=IwAR0bz0JSbU2zNeXPFWEWX5LqFUFcdMFHno0HSx2_9zBx84aDVUbZtfGJzhk

https://banglacontent24.com/job/news/774

https://revistashqip.com/news/721


Analiza:

Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të rreme, i cili është krijuar nga disa portale të dyshimta vetëm që të tërheqë sa më shumë lexuesit të klikojnë në të. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “lajm i rremë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere