[email protected]
Selmanaj nuk ka thënë se “Osmani nuk mund të jetë Presidente”
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “todaynews35.com” ka publikuar një artikull me titull “Selmanaj: Vjosa Osmani kurre nuk mund te jete presidente, ajo është thjeshtë kukull e …”.

Në këtë artikull shkruan se gjoja zëvendës kryeministri në detyrë, Driton Selmanaj e ka quajtur ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanin, si kukull të kryetarit të VV-së – Albin Kurtit.

Por, pas verifikimit nga hibrid.info, konstatohet se ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të sajuar, dhe një deklaratë e tillë nuk është gjetur në asnjë nga mediumet kosovare.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “todaynews35.com”:

Selmanaj: Vjosa Osmani kurre nuk mund te jete presidente, ajo është thjeshtë kukull e …

Selmanaj: Vjosa Osmani s’është presidente, ajo është kukull e Albin Kurtit…

Zevendes kryeministri i Kosoves, Driton Selmanaj ka thene se nuk e njehe si presidente zonjen, Vjosa Osmani pasi sipas tij, ajo eshte nje kukull e liderit te Levizjes Vetvendosje, Albin Kurti. “Per mua, Vjosa Osmani nuk eshte presidente e ketij vendi. Ajo eshte thjesht nej kukull e Albin Kurtit.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “todaynews35.com”:

https://todaynews35.com/archives/1200?fbclid=IwAR3AOvwZGVcaHnaJqm9ijc4BfXd8rK7JU0Q18BzXMR7E7x07poDhw7va03I
https://todaynews35.com/archives/1200?fbclid=IwAR3AOvwZGVcaHnaJqm9ijc4BfXd8rK7JU0Q18BzXMR7E7x07poDhw7va03I

Analiza:

Portali i dyshimtë “todaynews35.com” ka publikuar një artikull me titull dhe përmbajtje të rreme, pasi që një deklaratë e tillë nga Driton Selmanaj nuk është gjetur në asnjë nga mediat apo rrjetet sociale.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Arbëria”, e cila numëron afër 50 mijë pëlqime. Pas analizës së kontrollit të fakteve, del që ky shkrim vlerësohet si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others