Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Vendimi për mbyllje merret në nga autoritetet e një shtetit tjetër, jo të Kosovës

HIBRID

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull me titull “EKSKLUZIVE / Merret Vendimi Për Mbylljen E Vendit, Do Njoftohet Nga E Hëna Se…”.

Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që lajmi në përmbajtje të këtij artikulli ka të bëjë me shtetin e Italisë. Mirëpo e njëjta gjë nuk sqarohet përmes titullit dhe fotografisë. Titull dhe fotografia, duke qenë se janë përgjithësuese dhe jo sqaruese, ka krijuar bindje tek lexuesit se lajmi ka të bëjë me Kosovën, marr parasysh se ky portal i dyshimtë është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka nga Kosova.

Teksti i artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

Italia ka vendosur te zgjase izolimin deri në muajin maj.

Nga e hëna më shumë se gjysma e vendit do të jetë në zonën e kuqe, me Kalabrinë, Toskanën dhe Valle d’Aosta-n që do t’i shtohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të vështira, ndërsa Lazio është përsëri në portokalli. Me 24 mijë raste të reja dhe 450 vd ekje në një ditë, qeveria konfirmon ashpërsinë maksimale edhe pas Pashkëve. Por në të gjithë zonën e kuqe do të vijojë mësimi deri në klasën e gjashtë, ndërsa në ato portokalli të gjithë nxënësit deri në klasën e tetë dhe 50% të nxënësve të shkollës së mesme do të jenë në klasë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

https://www.postlajme.net/43790?33&fbclid=IwAR0lFlQUIpqgkF1w7coHqREaz3wgSTMZpNdHZ9Xes_vd72b_97B7XIleHtM


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në disa media në gjuhën shqipe, lidhur me mbylljen e Italisë si pasojë e virusit Korona.

https://a2news.com/2021/03/27/italia-e-mbyllur-deri-ne-maj-nga-e-hena-10-rajone-me-te-kuqe/

https://kosovapress.com/italia-e-mbyllur-deri-ne-maj-nga-e-hena-10-rajone-me-te-kuqe/



Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka përdorur një lajm që përshkrua vendimin e autoriteteve italiane pë mbyllje si rezultat i rritjes së numrit e të infektuarve, ndërsa në titull e as në fotografi nuk ka treguar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Pasi ky portal i dyshimtë është në gjuhën shqipe dhe lexuesit i ka shqipfolës, me këtë titull të vendosur në artikull mund të krijojë përshtypjen se masat e reja kanë të bëjnë me shtetin tonë.

Ky tekst është shpërndarë edhe në faqen “33shi.com” në Facebook, e cila numëron mbi 45 mijë ndjekës. Kjo shpërndarje ka nxitur reagimin e lexuesve, që vërehet edhe përmes komenteve dhe reagimeve tjera, të cilët kanë krijuar përshtypjen se artikulli paraqet një lajm që i përgjigjet rrethanave të Kosovës. Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere