[email protected]
Pretendimi i KOS-it se po bëhen sulme me motive fetare e etnike ndaj kishave ortodokse në Kosovë, i pa argumentueshëm
shape
shape
shape

Përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), pretendojnë se grabitjet në kishat ortodokse në Kosovë, kanë motiv etnik dhe fetar, por pa u bazuar në asnjë argument apo fakt.

Këto pretendime janë shprehur përmes një komunikate të shpërndarë në media nga KOS, në të cilën përveç tjerash thuhet:

Vala e fundit e dhunës nuk është vetëm, siç dëshirojnë të thonë institucionet e Kosovës, pjesë e jetës së përditshme, e cila gjithashtu përfshin grabitje në xhami. Sulmet ndaj tempujve serbë janë të vazhdueshme dhe kryesisht kanë një prapavijë etnike dhe fetare sepse ato drejtohen posaçërisht kundër një komuniteti prania e të cilit padyshim që shqetëson dikë.

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e KOS-it, në komunikatën e tyre, kanë përmendur disa raste të grabitjeve me armë dhe dëmeve që janë shkaktuar në kisha e manastire ortodokse në Kosovë, por pa dhënë ndonjë argument që mbështetë pretendimin se këto grabitje janë sulme me motive etnike e fetare.

Grabitjet që quhen si sulme, zyrtarë të KOS-it, i kanë quajtur si të tilla pasur fakte që dëshmojnë as përkatësinë etnike dhe fetare të personave që i kanë bërë ato.

Vegëza e komunikatës së KOS-it në gjuhën serbe dhe angleze:

https://eparhija-prizren.com/sr/saopstenja/saopshtene-eparhije-rashko-prizrenske/


Dukuria e grabitjeve të objekteve fetare në Kosovë është duke u shtuar viteve të fundit. Grabitjet janë duke ndodhur kryesisht në xhamia, por edhe në kisha katolike dhe ortodokse. Në shumicën e rasteve, personat e përfshirë në grabitje, arrin të marrin shuma të parave apo të gjësendeve me vlerë.

Vegëza të disa raportimeve për grabitje në xhamia dhe kisha katolike:

https://www.facebook.com/115364786994262/videos/259613379041565

https://video.gjirafa.com/embed/vidhet-xhamia-ne-prishtine

https://www.facebook.com/gazetadrenica/posts/2151060451591439/

https://www.facebook.com/Veriuinfo/posts/1785353121593195/

https://lajme365.com/vidhet-kurshumli-xhamia-ne-peje/

https://mediafokus.info/vidhet-arka-ne-xhamine-e-madhe-ne-gjilan/

https://visionpress.info/vidhet-kisha-katolike-ne-gjakove/

Analiza:

Pretendimet e bëra nga Kisha Ortodokse Serbe se objektet e kësaj feje në Kosovë po sulmohen me pretekst të frikësimit dhe kanë prapavijë etnike dhe fetare, janë të paqëndrueshme. Këto pretendime të bëra në komunikatën e KOS nuk bazohen në asnjë argument apo fakt, duke qenë se nuk dihet asgjë për identitetin e grabitësve. Gjithashtu, grabitjet që në këtë komunikatë quhen si sulme, kanë pasur për qëllim vjedhjen e parave apo gjësendeve me vlerë, dhe jo vetëm shkatërrimin e tyre. Fenomeni i grabitjeve dhe vjedhjeve të objekteve fetare në Kosovë ndodh tash e një kohë edhe tek ato të fesë myslimane (xhamia, teqe etj), si dhe në kisha katolike, fe të cilave i përkasin shqiptarët. Pra kjo zbehë në masë të madhe pretendimin se grabitjet në objekte fetare, kanë prapavijë politike, fetare apo etnike. Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të KOS-it si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others