Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

“Kosova mund të përfshihet nga një stuhi, orëve të ardhshme”, është lajm i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Kosova mund të përfshihet nga një stuhi, në këtë ditë”.

Hibrid.info, pas verifikimit të fakteve, ka vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i cili është publikuar në gusht të vitit 2020, ndërsa “specialja.com” e ka publikuar atë duke pretenduar rrejshëm ta paraqesë si aktual.

Me këtë veprim, shumë lehtë mund të dezinformohen lexuesit, si dhe të përhapet panikë te qytetarët.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Kosova mund të përfshihet nga një stuhi, orëve të ardhshme..

Kosova do të mund të përfshihet nga një stuhi gjatë orëve të ardhshme. Kështu bën me dije “Meteo Ballkan” përmes një postimi në Facebook.“Një stuhi afër Novi Pazarit fare lehtë mund të hyjë edhe në disa pjesë të Republikës së Kosovës orëve të ardhshme, sidomos në veri të vendit!”, thuhet në postimin e tyre. / Pak sekonda pasi ta hapësh marketingun shih PAMJET

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/05/22/kosova-mund-te-perfshihet-nga-nje-stuhi-ne-kete-dite/?fbclid=IwAR17bsw0NiDgnE2Tz2EUs9beSsd44-uxDuR1YLIk0GgfsGjAy-iXZEvhKp0

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në gusht të vitit 2020 nga disa media online në Kosovë.

https://insajderi.org/ne-oret-e-ardhshme-kosova-mund-te-preket-nga-nje-stuhi/

https://gazetainfokus.com/kosova-mund-te-perfshihet-nga-nje-stuhi-oreve-te-ardhshme/


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka përdorur një lajm të vjetër të vitit 2020 të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere