Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Titulli “E pat puna e Kadri Veselit, merret vendimi se sa vite B U R G do ti mbajë”, është i rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull, në titullin e të cilit pretendohet rrejshëm që ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i është shqiptuar dënim me burg nga Gjykata Speciale në Hagë.

Nga verifikimi i fakteve nga hibrid.info, rezulton se titulli i këtij artikulli është i rremë, i cili nuk përputhet përmbajtjen në tekst.

Në përmbajtjen e këtij artikulli gjendet një lajm i vjetër i datës 26 nëntor të këtij viti, i cili flet se si “Veseli s’donte të arrestohej nga Gjykata Specialje” dhe, për këtë arsye, ai kishte pranuar që të vetë-dorëzohej. Pra, nuk ka asnjë vendim për dënim me burg për Veselin, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “specialja.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në specialja.com:

E pat puna e Kadri Veselit, merret vendimi se sa vite B U R G do ti mbajë

Bëhet fjalë se dy javë para se të arrestohej dhe të dërgohej në Hagë për gjykím nga Gjykata Speciale, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kishte pranuar se do të dorëzohej vullnetarisht dhe ndaj tij s’duhej të ketë urdhëra rrest po që se i konfirmohet ak takuza.

Sipas një dokumenti të fundit të publikuar nga Specialja lidhur me kërkesat për urdhëra rreste dhe urdhra për transfere, avokati mbrojtës i Veselit. / Pak sekonda pasi ta hapësh marketingun shih PAMJET

Vegëza e artikullit të publikuar në specialja.com:

https://specialja.com/lajme/2021/05/27/e-pat-puna-e-kadri-veselit-merret-vendimi-se-sa-vite-b-u-r-g-do-ti-mbaje/?fbclid=IwAR3eIXdi4NuMDN0_ZIq5Zji4_6oxDDWugCPlNVHSrZ0UBFSlzBlj2QAp2Hc

Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://www.koha.net/arberi/247402/veseli-sdonte-te-arrestohej-nga-specialja-kishte-propozuar-dorezimin/

https://ekonomiaonline.com/politike/veseli-sdonte-te-arrestohej-nga-specialja-kishte-propozuar-dorezimin/

Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka marrë një lajm të vjetër të cilit qëllimshëm i ka ndryshuar titullin, e më pas e ka publikuar duke e paraqitur si aktual. Ky lajm dezinformon lexuesit, si dhe i shtynë ata që të klikojnë në artikull edhe pse nuk u servohet asgjë siç pretendohet në titull.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere