[email protected]
Artikulli me titull “Vjosa Osmani: Unë isha kthy në LDK me këtë kusht serioz”, përmban lajm të vjetër
shape
shape
shape

Një portal i dyshimtë “klikoshqip.com” ka publikuar një artikull me titull “Vjosa Osmani: Unë isha kthy në LDK me këtë kusht serioz”, duke ngritur pretendim të pavërtetë, i nxjerr nga konteksti kohor.

Në fakt, në përmbajtje të këtij artikull, paraqitet një lajm i vjetër (janar 2021), që nuk korrespondon me pretendimin e bërë në titull. Lajmi ka të bëjë më një adresim të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, të bërë ndaj zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për t’iu bashkuar listës së saj, një muaj para zgjedhjeve të fundit, në kohën kur ajo ishte ushtruese e detyrës së të pares së vendit.

Mirëpo, portali i dyshimtë “klikoshqip.com” e ka ri-publikuar këtë lajm sot (7 qershor), 6 muaj më vonë, i cili është nxjerrë nga konteksti.

Artikulli i botuar nga “klikoshqip.com”:

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe ish-kandidatja për kryeministre nga LDK në zgjedhjet e fundit Vjosa Osmani ka komentuar iniciativën e saj të re dhe njerëzit që pritet t’i bashkohen.

“Njerëzve të LDK-së që besojnë që vlera dhe potenciali i tyre nuk lejojnë që votat dhe besimi i tyre me u keqpërdor e kanë derën të hapur”, tha Osmani në debatin “KALLXO Pernime” transmetuar në RTV Dukagjini. / 7 sekonda pasi ta


Vegëza e artikullit të publikuar nga “klikoshqip.com”:

https://klikoshqip.com/news/1985?fbclid=IwAR0INJl2Y5j43x-jUDwVBmo53WVXWbnbKtO0Pv6HCulgW_UMr8wFoJGp4WY

Lajmi i publikuar dhe postuar nga “klikoshqip.com” është marrë si pjesë e një interviste të Osmanit, të dhënë për emisionin “kallxopërnime” në RTV Dukagjini, më 4 janar të këtij viti. Në këtë intervistë, Osmani u ka bërë thirrje zyrtarëve të LDK-së, që t’i bashkëngjiten listës së kryesuar nga ajo, me të cilën kandidoi për zgjedhjet e fundit, të 14 shkurtit. Në këtë intervistë Osmani ka folur edhe për rikthimin e saj në LDK, duke paraqitur si kërkesë largimin e kryesisë së kësaj partie. Mirëpo, kjo kërkesë ka qenë e bërë në një kontekst tjetër kohor, më 4 janar të këtij viti, kur Osmani ishte ende ushtruese e detyrës së Presidentes.

Vegëza e intervistës:


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “klikoshqip.com”, përmban lajm të vjetër, që nuk i korrespondon aktualiteti. Hibrid.info ka gjetur se pretendimi i bërë në titull të këtij artikulli (Vjosa Osmani: Unë isha kthy në LDK me këtë kusht serioz), është i pavërtetë. I njëjti artikull është publikuar edhe në faqen e Facebook-ut “Gazetaaltuale”, duke gjeneruar një numër të madh të reagimeve të lexuesve.

Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.



Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others