Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Fauci nuk është zëvendësuar nga ndonjë sozi apo klon

HIBRID

Postimet që shpërndanë informacione se “eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci është zëvendësuar me një sozi, është dubluar apo edhe është klonuar”, janë false apo të pavërteta. Nuk ka asnjë provë që dëshmon këtë pretendim.

Postimet e bëra me këtë pretendim:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=115277617442371&id=100068803988689

https://www.instagram.com/p/CQXfR3Ktw3O/

Në tekstin e njërit nga postimet thuhet: “Ky është Anthony Fauci i vërtetë në vitin 2014. Imazhi i bërë në vitin 2021 është i sozisë apo klonit të tij. Studioni me kujdes ndryshimet midis veshëve, hundës, vijës së nofullës dhe kurorës së kokës. Anthony Fauci i vërtetë është ose në paraburgim, në burg GITMO ose ekzekutuar për Krime Kundër Njerëzimit”.

Postimi vazhdon të shpjegojë se si ushtria po përdor një vështrim të ngjashëm për të “luajtur rolin e Anthony Fauci për t’i treguar publikut realitetin se sa i korruptuar ishte ky njeri, duke krijuar viruse, duke u shërbyer grupeve të veçanta të interesit për të helmuar, kontrolluar, skllavëruar botën dhe për t’u pasuruar”.

Postimi tregon dy fotografi të Fauci, njëra e etiketuar me vitin “2014” dhe tjetra “2021”.

Reuters nuk ka arritur të identifikojë dy fotografitë e përdorura në pretendime – ato mund të priten dhe të zmadhohen nga fotografi më të gjera ose të nxirren nga një video (duke pasur parasysh formatin e ulët në të dyja).

Fotografitë e pamjes së profilit të Fauci-t në vitin 2014:

https://www.gettyimages.com/detail/news-photo/director-of-national-institute-of-allergy-and-infectious-news-photo/457312950

Fotografi të ngjashme të Fauci-t në vitin 2021:

https://www.gettyimages.com/detail/news-photo/director-of-national-institute-of-allergy-and-infectious-news-photo/458861280?adppopup=true

Një vështrim nga afër 2014 dhe 2021 tregon se ai ka të njëjtin profil me të njëjtën formë të hundës dhe veshit. Linja e nofullës ka ndryshuar pak, e cila mund të jetë për shkak të plakjes.

Një video e Fauci-t nga viti 2014 dhe nga viti 2021:

Edhe pse ai duket më i moshuar në fotot dhe videot e fundit, prapë nuk mund të thuhet se ka prova që tregojnë se ai u zëvendësua nga një sozi ose klon. Zëri dhe pamja e tij fizike janë konsistente me kalimin e kohës.

(artikullin e plotë mund ta lexoni në gjuhën angleze të publikuar nga Reutres)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere