Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka proces gjyqësor ndaj ndonjë “gjenerali serb” nga Gjykata Speciale, siç pretendohet në artikull

HIBRID

Artikulli me titull “Prokuroria Speciale fton edhe këta Gjeneral Serb në Gjykat, tronditet Vuçiq”, është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “abandoned-news.com”.

Nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen në tekst, pasi lajmi është i vjetër i cili është publikuar në qershor të vitit 2018.

Në këtë lajm të vjetër flitet kur Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër të dyshuarve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, kishte  dorëzuar më 27 qershor 2018 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale.

Pra, nuk ka asnjë gjeneral serb të ftuar nga Prokuroria Speciale, siç pretendohet në titull.

Teksti i artikullit të publikuar në “abandoned-news.com”:

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër k r i m i n e l ë v e serbë gjatë l u f t ë s së viteve 1998/99, do të dorëzojë sot pesë kallëzime penale.

Kallëzimet penale do të dorëzohen në ora 11:00, në Prokurorinë Speciale , respektivisht në Departamentin për k r i m e L u f t e që udhëhiqet nga koordinatorja për k r i m e l u f t e, nga prokurorja speciale. /

Vegëza e artikullit të publikuar në “abandoned-news.com”:

https://abandoned-news.com/auh/2021/06/26/prokuroria-speciale-fton-edhe-keta-gjeneral-serb-ne-gjykat-tronditet-vuciq/?fbclid=IwAR3pF6igDA-wKmrawW7Znug_zSLE2mJBeOy53Pkw1lpLBIFoecAfDaMrsok
https://abandoned-news.com/auh/2021/06/26/prokuroria-speciale-fton-edhe-keta-gjeneral-serb-ne-gjykat-tronditet-vuciq/?fbclid=IwAR3pF6igDA-wKmrawW7Znug_zSLE2mJBeOy53Pkw1lpLBIFoecAfDaMrsok

Gjithashtu, në këtë artikull, ky portal i dyshimtë ka vendosur një fotografi në të cilën shihen pamjet (fotografitë) e një pjese e të pagjeturve kosovarë në luftën e fundit kundër Serbisë.

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga disa media online.

https://www.syri.net/kosova/173342/video-lufta-e-kosoves-dorezohen-pese-kallezime-penale-per-krimet-serbe/

https://kallxo.com/shkurt/kallezimet-penale-per-krime-lufte-dorezohen-ne-prokurori/

Analiza:

Portali i dyshimtë “abandoned-news.com” ka përdorur një lajm të vjetër të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke i vënë titull të rremë që nuk përputhet në asnjë rast me përmbajtjen në tekst.

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook në faqen “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere