Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Bill Gates nuk ka paralajmëruar se “Pandemia e ardhshme do të jetë 10 herë më e keqe dhe u merr jetën brenda 6 orëve”

HIBRID

Artikulli me titull “Bill Gates: Pandemia e ardhshme do të jetë 10 herë më e keqe dhe u merr jetën brenda 6 orëve”, është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com”.

Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër dhe përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes në tekst.

Lajmi është i publikuar në janar të këtij viti (2021) dhe ka të bëjë me një deklaratë të bërë nga miliarderi amerikan, Bill Gates, i cili u shpreh që “pandemia e ardhshme mund të jetë dhjetë herë më e keqe” dhe se njerëzimi “ende nuk është i përgatitur për të”. Por, ai nuk ka përmendur asnjëherë që një pandemi e tillë mund t’ua marrë jetën brenda 6 orëve, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “readkoala.com”:

Miliarderi amerikan Bill Gates ka paralajmëruar kundër nacionalizmit me vaksina dhe kundër qasjes së pakujdesshme ndaj pandemisë duke shtuar se pandemia e ardhshme mund të jetë dhjetë herë më e keqe.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane, Suddeutsche Zeitung, ai tha se është koha që pandemia të pranohet si pjesë e normalitetit.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/21/bill-gates-pandemia-e-ardhshme-do-te-jete-10-here-me-e-keqe-dhe-u-merr-jeten-brenda-6-oreve/?fbclid=IwAR1UBc3IY4wufhZVXHbGOPjh6-Ow9N9omnHdFNDbXeVGzgcCt5RWS2b7yno

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet si “Specialja” dhe “Në Kohë”, duke grumbulluar reagime dhe komente të shumta.

Postimet në Facebook nga faqet “Specialja” dhe “Në Kohë”:

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/338588001238954

https://www.facebook.com/nekohe/posts/178920547602513


Më poshtë mund të gjeni artikullin me deklaratën origjinale të publikuar dhe përkthyer në kohë reale nga disa media online në Kosovë.

https://ekonomiaonline.com/globi/bote/paralajmeron-bill-gates-pandemia-e-ardhshme-mund-te-jete-10-here-me-e-keqe-se-kjo/?fbclid=IwAR0zJpP0KBge7CU2GT9jKVV2E3QyH6hbjQw2SUldREKhzyuyda1Dw59iqrs

Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka marrë një deklaratë të vjetër të bërë nga Bill Gates, të cilën e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë si aktuale, duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere