Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht se personi në fotografi është vrarë në Greqi

HIBRID

Disa portale informative me përmbajtje në gjuhën shqipe të cilat kanë raportuar rreth vrasjes së një shqiptari në Greqi, kanë vënë gabimisht fotografinë e një personi tjetër, duke pretenduar se ai është personi që ka mbetur i vrarë.

Por, pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është gjetur se ky pretendim nuk qëndron dhe se personi i vrarë në fakt është dikush tjetër.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “Gazeta Shqiptare” dhe “Tetova Sot”:

https://archive.is/m8Qa0

https://archive.is/8eQWW


Gjatë kërkimeve në internet është gjetur postimi i bërë nga personi, fotografia e të cilit është përdorur gabimisht nga portalet e përmendura më lart. Ai në profilin e tij në median sociale Facebook, kishte shkruar një status në gjuhën greke duke sqaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur dhe se fotoja e tij është përdorur gabimisht. (shiko këtu)

Postimi i tij i plotë i përkthyer në gjuhën shqipe:

“Njoftim: sot në mëngjes mora vesh se fotoja ime është publikuar në disa përditësime të faqeve, brenda Greqisë dhe më pas jashtë Greqisë, më lejoni të bëj të qartë se nuk kam absolutisht asnjë lidhje me çështjen dhe gjithçka tjetër është marrë përsipër nga një avokat. një falje për njerëzit që u shqetësuan”


Edhe mediumet si “Syri.net” dhe “Dosja.al” kanë trajtuar këtë rast, duke treguar me fotografi që personi i vrarë është dikush tjetër dhe se personi i paraqitur në media nuk ka lidhje me rastin në fjalë, e që sipas tyre ngatërresa ka ndodhur për shkak të mbiemrit të njëjtë të tyre. (shiko këtu dhe këtu)


Analiza:

Disa media online kanë publikuar gabimisht fotografinë e një personi tjetër, duke pretenduar se ai është personi i vrarë në ngjarjen e ndodhur në Greqi.

Gjatë kërkimeve në internet, hibrid.info ka gjetur reagimin nga personi, fotografia e të cilit është përdorur gabimisht, i cili ka sqaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu edhe disa media shqipe kanë trajtuar këtë rast duke treguar se ai është ngatërruar me një person tjetër për shkak të mbiemrit të njëjtë.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e paverifikuar” dhe “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere