[email protected]
Kërkesa për lejimin e dasmave është e vjetër
shape
shape
shape

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër me deklaratën e drejtorit të departamentit të estradës në Odën e Hotelierisë dhe Turizmit, Afrim Muqiqin, duke e paraqitur atë si aktuale.

Muqiqi në prill të këtij viti ishte shprehur se Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka pranuar dhe do të respektojnë masat e reja të qeverisë, duke shtuar se, “në rast të hapjes, kurdo që hapet, ne kësaj radhe nuk do të tolerojmë që të na anashkalojnë sepse ne faktikisht jemi në ditën e 400 pa punë dhe u jemi përmbajt të gjitha rregullave”.

Portalet e dyshimta “konakushqiptar.com” dhe “albposnews.com” ditëve të fundit e kanë publikuar këtë artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesin si aktual, duke i vënë titull të rremë se gjoja Muqiqi ka thënë se “Të mbahen dasmat ose s’do të lejohet puna e bizneseve tjera!”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar nga portalet e dyshimta “konakushqiptar.com” dhe “albposnews.com”:

Afrim Muqiqi nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit thotë se pranojnë dhe do të respektojnë masat e reja të qeverisë së Albin Kurtit. Qeveria sot mori vendim për mbyllje të gastronomisë për 11 ditë.

“Ne do ta respektojmë këtë vendim të Ministrisë të cilin e ka pru mirëpo ne si departament i estradës pranë Odës Hoteliere të Kosovës sapo u ktheva nga takimi ku e kishim një mbledhje urgjente me gjithë estradën e kryeqytetit”, tha Muçiqi.

Vegëzat e artikullit të publikuar nga portalet e dyshimta “konakushqiptar.com” dhe “albposnews.com”:

https://konakushqiptar.com/web/news/3057?fbclid=IwAR1_FcQAWtXTFgTCm-_s3NMcmuXvbwX9ylBmPxKcmrV2YnKsNpmRryxS1PQ
https://albposnews.com/2021/08/28/muciqi-te-mbahen-dasmat-ose-sdo-te-lejohet-puna-e-bizneseve-tjera/?fbclid=IwAR246fuoyk2seUQeJwXAHfGKdT0ODxKgTuM-rJg4XIpd7xvU7EWvLyXxRVY

Lidhur me këtë artikull të publikuar nga këto portale të dyshimta, ka reaguar edhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, duke shtuar se “krejt këto sigurisht që i bëjnë vetëm për disa shikime dhe like”.

Por, në reagimin e tyre (OHT) ka thënë se këto deklarata të Muqiqit janë dhënë në vitin 2020. Megjithatë, hibrid.info ka gjetur se ajo nuk është thënë në vitin 2020, por në prill të vitit 2021.


Reagimi i OHT-së në faqen e tyre zyrtare në Facebook:

https://www.facebook.com/ohtks/posts/356445272803309


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (5 prill 2021) nga disa media online në Kosovë:

https://gazetametro.net/afrim-muqiqi-kurdo-qe-te-ndodh-hapja-ose-do-te-mbahen-dasmat-ose-sdo-te-lejohet-puna-e-bizneseve-tjera/

Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një deklaratë të vjetër të drejtorit të departamentit të estradës në Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, Afrim Muqiqin, të cilës i është vënë titull i rremë me anë të së cilës është pretenduar që të paraqitet si aktuale.

OHT kishte reaguar menjëherë pas publikimit të këtij artikulli nga portalet e dyshimta, duke thënë se “E krejt këto sigurisht që i bëjnë vetëm për disa shikime dhe pëlqime (likes). Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ju bën me dije që këto lajme të cilat po qarkullojnë tani janë të vitit 2020 në kohën kur bizneset e tjera funksiononin përveç sallave të dasmave”.

Megjithatë, hibrid.info e ka gjetur deklaratën e bërë nga Muqiqi dhe e njëjta nuk është bërë në vitin 2020, siç pretendohet nga OHT, por më 5 prill të vitit 2021.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others