Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Andin Hoti i është bashkuar VV-së, është i pavërtetë

HIBRID

Mediumi ATV ka publikuar një artikull me titull “Andin Hoti nuk është më pjesë e PDK-së, i është bashkuar Vetëvendosjes?”.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari, mbrëmë në emisionin “A-23” në televizonin ATV bëri të ditur se Kryetari i Delegacionit për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti, nuk është më pjesë e PDK-së.

Por, pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, Nurellari asnjëherë nuk ka përmendur se Hoti i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjithashtu, për pikëpyetjen e vendosur në titull nuk sqarohet asgjë në përmbajtje, pasi Nurellari nuk e ka përmendur VV-në.

Vegëza e artikullit të publikuar në “ATVLIVE.TV”:

https://atvlive.tv/ballina/andin-hoti-nuk-eshte-me-pjese-e-pdk-se-i-eshte-bashkuar-vetevendosjes-1/

I pyetur për përkrahjen që Hoti i ka dhënë kryeministrit Albin Kurti rreth çështjes së arkivave të UÇK-së, Nurellari u shpreh se nuk i vije çudi që kur një person largohet nga partia t’i ndërrojë edhe qëndrimet për një post.

“Po njerëzit që marrin poste, pastaj në këmbim të posteve që marrin e ndryshojnë edhe besnikërinë e tyre. Nuk është rasti i parë që dikush largohet nga PDK-ja dhe shkon i bashkohet një partie tjetër, i ndërron qëndrimet dhe pozicionet”, ka thënë ai.


Pretendim i ngjashëm është bërë edhe nga media online “botasot.info”:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1667844/vjen-nje-goditje-per-pdk-ne-djali-i-ukshin-hotit-i-bashkohet-vetevendosjes/?fbclid=IwAR3toN47EX1Qy94KIBMk1G2uIzuptUS06qm1ww5Btcjg25LgESqKselT-SU

Deklaratën e Nurellarit në lidhje me Andin Hotin mund ta gjeni në videon më poshtë, duke filluar nga minuta e 34-të:


Analiza:

Portali “atvlive.tv në titullin e këtij artikulli ka ngritur pikëpyetjen se Andin Hoti i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, por një gjë e tillë nuk sqarohet në përmbajtjen në tekst.

As në deklaratën e bërë nga Adri Nurellari, nuk është përmendur se Hoti ka aderuar në VV, por vetëm është shprehur se “nuk është rasti i parë që dikush largohet nga PDK-ja dhe shkon i bashkohet një partie tjetër, i ndërron qëndrimet dhe pozicionet”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere