Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull përgjithësues, që lë hapësirë për keqinformim

HIBRID

Artikulli me titull “Stafi mjekësor nuk pranon të vaksinohet, materniteti ndalon lindjen e foshnjave”, është publikuar nga portali “kosova-sot.info”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi në të nuk qartësohet se cili në cilin shtet është refuzuar vaksinimi nga mjekët.

Ndërsa vetëm pasi të klikojmë në artikull, vërehet se lajmi qartësohet duke u bërë e ditur se ngjarja ka të bëjë me stafin e një spitali të maternitetit në New York.

Duke ditur se portali “kosova-sot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ky vendim ka të bëjë me shtetin kosovarë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Një staf spitalor po pezullon shërbimet e maternitetit pasi nuk janë dakort me vaksinimin e detyruar.

Sistemi Shëndetësor i Qarkut Lewis në Nju Jork ka dhënë një “dorëheqje masive” pas rregullave të reja që kanë dalë nga Presidenti Joe Biden.

Rregullat për shtetin amerikan kërkojnë që personeli i kujdesit shëndetësor të ketë marrë dozën e parë të një vaksine deri më 27 Shtator.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/568548/stafi-mjekesor-nuk-pranon-te-vaksinohet-materniteti-ndalon-lindjen-e-foshnjave/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me vendim të një stafi shëndetësor për t’u mos u vaksinuar kundër Covid-19 në New York, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere