Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se kishte viktima nga djegia e kamionëve në veri, është i pavërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “newstoday74.com” ka publikuar një artikull me titull “Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës, ja emrat e viktimave?”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në tekst bëhet e ditur se janë djegur 2 kamionë, njëri në Zubin Potok, e tjetri në Mitrovicën e Veriut, por në asnjërin rast nuk ka pasur viktima, siç pretendohet rrejshëm në artikullin e publikuar nga portali i dyshimtë “newstoday74.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në “newstoday74.com”:

Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë dy kamionë në Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Policisë, persona të pa njohur në Zubin Potok i kanë vënë zjarrin kamionit të ankuesit, i cili ishte i parkuar para shtëpisë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nga zjarri janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin të parkuar afër kamionit. Rasti është duke u hetuar.


Vegëza e artikullit të publikuar në “newstoday74.com”:

https://newstoday74.com/2021/10/24/digjen-dy-kamione-ne-veri-te-mitrovices-ja-emrat-e-viktimave/?fbclid=IwAR3lSSIW1PvqefibLt8x0dRHGuOAj9_hq5KnVJ2ciW73VFz8Ghffiw8-DKE

I njëjti artikull me titull të sajuar është postuar edhe në Facebook, nga faqja “Në Kohë”, e cila numëron mbi 400 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/nekohe/posts/240137398147494


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka gjetur artikullin origjinal rreth djegies së këtyre kamionave, të publikuar në disa media online në Kosovë.

https://telegrafi.com/digjen-dy-kamione-ne-veri-te-mitrovices/

https://veriu.info/digjen-dy-kamione-ne-veri-te-mitrovices/

Analiza:

Portali i dyshimtë “newstoday74.com” ka publikuar një artikull rreth djegies së dy kamionave në veri të vendit, duke i vënë titull të rremë me pretendimin se gjoja ka pasur viktima në këto dy ngjarje.

Nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere