[email protected]
Ripublikohet lajm i pa argumentueshëm me titull të rremë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me punësim në Gjermani, me titull të sajuar “Nxitoni Gjermania kërkon punëtorë: Paga 30 mijë euro në vit, banesa e paguar!”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se në kuadër të këtij artikulli, paraqitet një lajm i vjetër i botuar në prill të vitit 2018, për një kërkesë për punëtorë nga kompania që menaxhon Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani (Fraport).

Gjithashtu, në tekst nuk përmendet se puna e banimit për punëtorët është e paguar.

Ky artikull është publikuar disa herë nga portale të dyshimta, e që edhe më herët është verifikuar nga hibrid.info.

Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në kohë reale, i përkthyer nga “zëri.info”, i cili gjithashtu nuk kishte dhënë shumë detaje rreth kërkesës për punësim nga “Fraport”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “konakushqiptar.com”:

https://konakushqiptar.com/web/news/5253?fbclid=IwAR37XJorKmAAZCntW2tDrGCJDu_boXAoIUO6vuqPcCOQ0zNj12GkP3RqxWA

Ky artikull u shpërnda edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës, e që në këtë artikull ka marrë komente dhe reagime të shumta.

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/243215784515113


Artikulli me titull të sajuar ishte publikuar edhe në prill të këtij viti, ku edhe atëherë është verifikuar nga hibrid.info.


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (19 prill 2018) në portalin “zëri.info”, i cili gjithashtu nuk kishte dhënë shumë detaje rreth këtij lajmi.

https://zeri.info/ekonomia/195626/gjermanet-kerkojne-punetore-paga-30-mije-euro-plus-banesa-e-paguar/


Analiza:

 Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një lajm të vjetër e të pa argumentuar, i cili përmban titull të sajuar.

Nga shqyrtimi i të gjitha fakteve, hibrid.info vlerëson se kjo përmbajtje është e pa argumentuar, është e vjetër dhe e në disa pjesë e sajuar. Për këtë arsye, këtë përmbajte ekipi i hibrid.info e vlerëson si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others