[email protected]
Pretendimet e pabazuara të Drecun për aksion policor në veri të Kosovës
shape
shape
shape

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka pohuar se “nuk përjashtohet mundësia që Prishtina të tentojë të marrë dy stacione të transmisionit në veri të Kosovës, e ato janë dy nënstacionet – Valac dhe Gazivodë”.

Drecun në një intervistë në Radio Televizonin e Serbisë pretendoi pa fakte se Prishtina dëshiron të marrë në kontroll furnizimin me energji elektrike në veri si dhe faturimin. Ai shtoi se Beogradi po paralajmëron për veprimet që, sipas tij, po përgatit Prishtina.


Pjesë nga intervista e Milovan Drecun dhënë për Radio Televizonin e Serbisë (RTS), e përkthyer në gjuhën shqipe:

Sa i përket situatës energjetike, Drecun thotë se është e ndërlikuar, prandaj nuk përjashtohet që Prishtina të tentojë të marrë dy stacione të transmisionit në veri të Kosovës, e ato janë dy nënstacionet – “Valac” dhe “Gazivode”. “.

“Rrjeti i transmisionit në veri menaxhohet nga EPS, dhe Prishtina dëshiron të marrë përsipër rrjetin e transmisionit si dhe faturimin. Dhe ky do të ishte përsëri një veprim i njëanshëm. Marrëveshja e Brukselit nuk përcakton fushën e energjisë, por dy marrëveshje të mundësuara themelimi i dy kompanive ‘EPS Trade’ dhe “Elektro Server”. Në vend që të respektojnë marrëveshjen dhe t’u mundësojnë të dy kompanive të punojnë, po bëjnë marrëveshje me kompanitë shqiptare për të marrë tregun. Meqenëse nuk mund të marrin në mënyrë të ligjshme furnizimet në veri, është është e mundur që Prishtina të ndërmarrë hapa të njëanshëm”, tha Drecun.

Beogradi mund të paralajmërojë për veprimet që po përgatit Prishtina, thotë Drecun, sepse njerëzit tanë nuk mund të lejojnë që jeta e tyre të varet nga vullneti i mirë i Prishtinës, sepse Prishtina nuk është dashamirës ndaj serbëve.

“Është çështje jete dhe mbijetese, ata e dinë se populli serb do ta kundërshtojë dhe pa njësi speciale nuk bëjnë veprime të tilla të njëanshme dhe kur angazhohen forcat speciale dhuna është e pashmangshme”, tha kryetari i Kuvendit. Komiteti për Kosovë dhe Metohi.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e Radio Televizionit të Serbisë:

https://www.rts.rs/page/stories/sr/story/9/politika/4577983/milovan-drecun-pristina-sporazumi-nepostovanje.html


Analiza:

Drecun ka pretenduar pa fakte duke mos dhënë informata të mjaftueshme  për të konfirmuar pretendimin e bërë se gjoja Prishtina zyrtare po synon të marrë dy stacione të transmisionit në veri të Kosovës për të kontrolluar furnizimin me energji elektrike, si dhe faturimin.

Gjithashtu, Drecun ka shtuar se kompanitë shqiptare po bëjnë marrëveshje për të marrë tregun e energjisë elektrike në veri të Kosovës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerëuar këtë artikull si “përmbajtje të pa verifkuar”,  pasi nuk ofrohen informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others