[email protected]
Myftaraj dhe Boçi nuk e argumentojnë pretendimin se busti i Adem Jasharit ka qenë i mbuluar gjatë darkës në mes të Ramës, Vuçiqit e Zaevit
shape
shape
shape

Gazetari Kastriot Myftaraj ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook se është mbuluar busti i Adem Jasharit në restoranin “Fish City” në Elbasan, gjatë qëndrimit në këtë resort të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, aktualisht janë në vizitë në Shqipëri duke marrë pjesë në takimin që është në kuadër të iniciativës rajonale “Ballkanin e Hapur”, ku priten të nënshkruhen disa marrëveshje.

Kjo treshe mbrëmë u takuan në darkë jo zyrtare në resortin “Fish City” në Elbasan në të cilin, përveç tjerash gjenden edhe bustet e Adem Jasharit, Skënderbeut dhe Lekë Dukagjinit.

Myftaraj ka thënë se busti i ish-komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, është mbuluar me rastin e ardhjes së Vuçiqit në këtë vend. Por, në këtë pretendim ai nuk ka përdorur asnjë fakt që e dëshmon një gjë të tillë, qoftë ndonjë video apo fotografi.

Pjesë nga shkrimi i Kastriot Myftarajt:

Mbulohet shtatorja e Adem Jasharit në “Fish City” në Elbasan, me rastin e vajtjes së Vuçiç

Me rastin e vajtjes së Presidentit të Serbisë Vuçiç në “Fish City” në Elbasan, sipas agjendës së përcaktuar nga mikpritësi i tij Kryeministri Rama për vizitën e tij është marrë cdo masë që mikut të shquar nga Beogradi të mos i ngecë në fyt ndonjë “halë” dhe ta shijojë plotësisht peshkun e zgjedhur të oligarkut Gjergj Luca, pronarit të “Fish City”.

 Për të mos shqetësuar Vuçiçin është mbuluar shtatorja e Adem Jasharit, e cila gjendet në këtë resort.

Vegëza e postimit të Myftarajt në profilin e tij zyrtar në Facebook:

https://www.facebook.com/kastriotmyftaraj1966/posts/482449139909094


Përpos Myftarajt, një pretendim të ngjashëm e ka bërë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në emisionin “Politiko” në Top Channel.

“Tani sa po më njoftojnë se shtatorja e Adem Jasharit në Elbasan është mbuluar për të mos e parë Aleksandër Vuçiç”, tha Boçi.

Vegëza e emisionit “Politiko” në Youtube:


Pas hulumtimit të bërë nga hibrid.info, është gjetur ky pretendim i bërë nga Myftaraj dhe Boçi është i pavërtetë. Këtë e dëshmojnë edhe pamjet e transmetuar në kuadër të emisionit “Edicioni Special” në Klan Kosova. Në këto pamje të siguruara nga kameramani të këtij televizioni, që gjendej në vendin e ngjarjes, shihet busti i Adem Jasharit i zbuluar.

Video e realizuar nga Klan Kosova:

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/440349934235982/


Për të dëshmuar se kjo video është e të njëjtës kohë kur edhe është mbajtur darka jo zyrtare në Elbasan, bashkangjitur më poshtë mund të gjeni edhe një video tjetër nga këndi i njëjtë me videon më sipër, pamjet e së cilës sjellin përfundimin e kësaj darke në mes liderëve të këtyre tri shteteve.

Video e përfundimit të darkës në Elbasan e realizuar nga Klan Kosova:

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/434125055047433/

Gjithashtu, për ta argumentuar më mirë se busti i Adem Jasharit nuk është mbuluar, më poshtë mund të gjeni artikullin tjetër nga Klan Kosova me disa fotografi që e dëshmojnë në gjë të tillë.

https://klankosova.tv/busti-i-adem-jasharit-ne-resortin-ku-u-mbajt-takimi-rama-vuciq-e-zaev-nuk-u-mbulua-foto/?fbclid=IwAR3NajD6awjCsifj4VxjuZy3jNLG1_48rqkDadQo0ID4QRDTxlyX3e7MNnc
https://klankosova.tv/busti-i-adem-jasharit-ne-resortin-ku-u-mbajt-takimi-rama-vuciq-e-zaev-nuk-u-mbulua-foto/?fbclid=IwAR3NajD6awjCsifj4VxjuZy3jNLG1_48rqkDadQo0ID4QRDTxlyX3e7MNnc

Pretendimin pa fakte të Kastriot Myftarajt e kanë publikuar edhe mediat, vegëzat e disa prej tyre mund t’i gjeni këtu, këtu dhe këtu.


Analiza:

Gazetari Kastriot Myftaraj ka pretenduar pa asnjë argument se mbrëmë gjatë takimit në darkë jo zyrtare ndërmjet Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit, është mbuluar busti i Adem Jasharit, i cili gjendet në ambientin e jashtëm të restaurantit “Fish City” në Elbasan, ku u mbajt takimi.

Për ta argumentuar të kundërtën e asaj që pretendon Myftaraj, Klan Kosova ka realizuar disa pamje të marra nga ambientet e jashtme të restoranit “Fish City”, ku shihet se busti i Adem Jasharit nuk është i mbuluar. Gjithashtu, ky medium ka realizuar edhe disa fotografi që e dëshmojnë të njëjtën gjë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar pretendimin e Myftarajt si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others