Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Jo, PDK nuk ka kundërshtuar marrëveshjen ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosovë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një fotografi e Vlora Çitakut, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me mbishkrimin që pretendon se ky subjekt politik ka kundërshtuar marrëveshjen ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosovë, duke e konsideruar si të padobishme nëse Serbia nuk është pjesë e saj.

Kjo përmbajtje me këtë pretendim është publikuar (23 mars) në Facebook, nga llogaria me emrin “Lule Gjeli”

Si qëndron e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se PDK-ja nuk ka shprehur qëndrimin çfarë pretendohet në këtë postim.


Në postim janë afër 140 komente. Në bazë të asaj çka është shkruar në komente, mund të vlerësohet se lexuesit e kësaj përmbajtje, mund ta marrin pretendimin si të vërtetë.

Më 18 mars u nënshkrua deklarata për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes së Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës (shih këtu).

Në faqen zyrtare të PDK-së, që nga ajo datë nuk është gjetur asnjë reagim zyrtar të këtij subjekti, qoftë pro apo kundër kësaj marrëveshjeje (shih këtu).

Gjithashtu, me anë të makinës së kërkimit, “Google”, duke hulumtuar nëpërmjet fjalëve kyçe, të cilat pasqyrojnë pretendimin, nuk është hasur asnjë konfirmim zyrtar se një qëndrim i tillë është shprehur nga PDK-ja (shih këtu).

Tutje, hibrid.info gjeti se fotografia e përdorur për të paraqitur pretendimin, është shkëputur nga një konferencë për media e PDK-së, e nëntorit të vitit 2021, ku nëpërmjet Çitakut, ky subjekt deklarohej lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor lokal (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se PDK-ja ka kundërshtuar marrëveshjen ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosove, duke e konsideruar si të padobishme pa përfshirjen e Serbisë, është i pavërtetë.

Hibrid.info gjeti se subjekti më i madh opozitar nuk ka dhënë qëndrim publik për këtë çështje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere