Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Ligjëratë me gjimnazistët e Podujevës: Ndikimi i informacionit të drejtë në vendimmarrjen e të rinjve

HIBRID

Në kuadër të projektit “Mobilizimi i të rinjve përmes sensibilizimit rreth ndikimit që ka informimi (keqinformimi)”, ADS ka mbajtur e ligjëratën/trajnimin e fundit me shkollat e mesme të komunave në rajonin e Prishtinës.

Të rinjtë/nxënësit nga Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” në Podujeve kanë qenë përfituesit e radhës së ligjëratave të Edukimit Medial, si komponentë shumë e rëndësishme në nisjen dhe zbatimin e iniciativave rinore.

Pjesëmarrësit në këto trajnime patën mundësi që të njihen me teoritë themelore të informimit dhe rolin e tyre.

Gjithashtu, përmes ligjëruesit, Alban Zeneli, profesor universitar në fushën e gazetarisë, ata patën mundësi që të kuptojnë edhe ndikimin e hapësirës digjitale (mediat sociale) në deformimin e informacionit.

Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Fotografitë e bëra gjatë ligjëratës:

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere