Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Video e publikuar në vitin 2018, pretendohet se paraqet granatimet e fundit në Ukrainë

HIBRID

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, po publikojnë video të vjetra me imazhe luftimi, duke pretenduar t’i paraqesin si ngjarje nga luftimet aktuale në Ukrainë.

Ndër to është edhe një video e publikuar nga një faqe ne Facebook me emrin “Interlajmi”, synon të paraqitet si medium. Në këtë postim është vendosur mbishkrimi “Edhe pse Putin kërkoi një takim me Kryeministrin e Ukrainës dhe ai pranoi, prap se prap Rusia nuk i ndalë luftimet”.

Vegëza e postimit e bërë në faqen “Interlajmi” në Facebook:

https://www.facebook.com/watch/?v=497848531968035


Hibrid.info ka arritur të gjejë të njëjtën video të publikuar vite më parë (nëntor 2018) në kanalin “partha” në YouTube me titull “Sistemi i shumëfishtë i raketave gjatë natë”, mirëpo pa dhënë hollësi rreth ngjarjes (këtu).

E njëjta video, por nga një perspektivë tjetër, është publikuar vite më parë (maj 2019). Ueb-faqja “military.com” ka publikuar artikull për këtë ngjarje me titull “Forcat tokësore të Emirit të Katarit drejtojnë zjarrin duke përdorur Astros II MLRS, i prodhuar në Brazil”. (shih këtu)


Analiza:

Pretendimi i bërë në postimin e “Interlajmi” rezulton të jetë i rremë, pasi që video që mundohet të paraqitet si ngjarje nga luftimet e fundit në Ukrainë, në fakt është bërë vite më parë.

Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere