Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi i rremë për vdekjen e Bebe Rexhës

HIBRID

Një cicërimë virale e shpërndarë në rrjetin social Twitter, shfaqë një pretendim të rremë se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka vdekur sot pas një mbidoze të drogës.

Kjo cicërimë është postuar nga një profil në Twitter i quajtur “Pop Base”, ku pretendohet se gjoja kjo ngjarje është konfirmuar nga mediumi CNN.

https://twitter.com/PopBace/status/1356198306427383811?s=20

Pas verifikimit dhe kontrollit të kryer nga hibrid.info dhe nga raportimet e mediave, del që ky lajm nuk është publikuar në CNN, siç pretendohet.

Ky pretendim është publikuar më 1 shkurt, dhe i është referuar vetëm një fotografie ku shihet një trup i pajetë i mbuluar në një barelë, vërtetësia e së cilës nuk dihet. I njëjti është shpërndarë edhe nga llogari tjera në Twitter.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i vetë këngëtares me prejardhje shqiptare, e cila me ironi ka demantuar lajmin e rremë për vdekjen e saj në njërën ka shpërndarjet, duke thënë:

“Unë jam një fantazmë. Unë po shkruaj nga dollapi juaj i dhomës së gjumit. Bushtër”.


Më poshtë mund të gjeni cicërimën e profilit “pop base” me pretendimin e rremë për vdekjen e Bebe Rexhës:

Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira.


Analiza:

Lajmi për vdekjen e Bebe Rexhës është publikuar nga profili i quajtur “Pop Base” në Twitter, duke cituar rrejshëm si burim mediumin CNN. Gjithashtu, në atë status janë vënë dy fotografi, njëra e Bebe Rexhës, ndërsa në tjetrën shihet një trup i pajetë, vërtetësia e së cilës nuk dihet.

Në këtë status ka reaguar vetë Rexha, e cila e ka demantuar lajmin e rremë për vdekjen e saj. Ky artikull kategorizohet si “lajm i rremë” dhe “demant”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimi “Demant” është një vlerësim shtesë, i cili jepet në rastet kur media përcakton se përmbajtja e publikuar është në njërën prej kategorive të mësipërme të vlerësimeve negative, dhe në përputhje me këtë njohuri e mohon atë 1) në përputhje me faktet 2) në mënyrë të dukshme, në përputhje me parimet e botimit të mohimeve.

Media që kanë publikuar përmbajtjen origjinale të kontrolluar, nëse ata kanë publikuar informacione të kontaktit në faqet e tyre, gjithmonë do të kontaktohen për të komentuar pretendime që dëshmojnë të diskutueshme, duke i dhënë secilit prej tyre mundësinë për të korrigjuar gabimet në këtë mënyrë. Në raste të tilla, analiza e publikuar në platformën hibrid.info do të tregojë më tej se përmbajtja e vlerësuar u mohua më pas.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere