Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për “dorëzimin” e Ukrainës ndaj ushtrisë ruse

HIBRID

Portalet në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “Ukraina po ‘dorëzohet’ Rusët marrin kontrollin e një qyteti ukrainas”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje nuk përmendet asnjëherë “dorëzimi” i Ukrainës, siç pretendohet në titull. Por në këtë artikull thuhet se Guvernatori i rajonit Sumy ka njoftuar se Trostyanets është pushtuar nga forcat ruse, të cilat e kanë në kontroll stacionin e ambulancës dhe nuk po lejojnë mjekët të ndihmojnë civilët, me përjashtim të fëmijëve.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet si “infoshqip.com” dhe “newsnews426media.com”:

https://www.infoshqip.com/ukraina-po-dorezohet-ruset-marrin-kontrollin-e-nje-qyteti-ukrainas/

https://news426media.com/2022/03/05/23331/?fbclid=IwAR1VoMxCNtQSYKQAwfbkSGYEdKrAyoB-M6kwN_mv9_oDtwKZ5TIkLGCez6Y


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga disa media tjera online në gjuhën shqipe, të cilat kanë raportuar saktë lidhur me këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Disa portale kanë publikuar artikullin që ka të bëjë me marrjen e një qyteti në Ukrainë nga forcat ruse, por më pas i kanë vënë titull të sajuar se shteti ukrainas po “dorëzohet”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes. Bazuar në metodologjinë e punës, ky artikull merr vlerësimin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere