Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër dhe i pasaktë: Pajisja me dronë amerikanë, është vetëm në nivel planifikimi

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” dje (16 mars) ka publikuar një artikull me titull “Ushtria e Kosovës do të furnizohet me dronë e pajisje të tjera ushtarake nga ShBA-të”.

Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Lajmi është i vjetër, i publikuar 16 tetor 2021, dhe ka të bëjë me një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili kishte potencuar se institucioni që ai drejton dhe FSK po punojnë për “blerjen e pajisjeve ushtarake për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të forcave të armatosura, siç janë dronët për të cilët po diskutohet me palën amerikane”.

Pra, pretendimi se “Ushtria e Kosovës do të furnizohet me dronë dhe pajisje të tjera ushtarake nga SHBA-të”, nuk është i vërtetë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/03/16/24712/?fbclid=IwAR2G7BBwMVdG-pGCPkhYjn3wFpe6yVuRQQzOhWWcODEzbFuGBQvM6Ibor6w

Artikulli me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “KOHA E RE”, e cila numëron afër 7 mijë ndjekës. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në “Zëri i Amerikës”, ku gjendet intervista e plotë e ministrit Mehaj. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar një deklaratë të muajit tetor 2021 të bërë nga ministri i Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Armend Mehaj, për blerjen e pajisjeve ushtarake për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të forcave të armatosura, siç janë dronët.

Por, ky portal i dyshimtë këtij artikulli i ka vendosur titull të sajuar me pretendimin se “Ushtria e Kosovës do të furnizohet me dronë e pajisje të tjera ushtarake nga ShBA-të”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere