Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Fotografia nuk paraqet ushtarët e vrarë në Ukrainë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar një artikull me titull “Publikohen pamje të rënda të ushtarëve të vrarë në qytetin e Ukrainës”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka gjetur se ai është marrë nga portali “Sinjali.com”, i cili ishte publikuar me 4 mars.

Megjithatë, ky portal i dyshimtë në këtë artikull ka vendosur një fotografi ilustruese, e cila nuk është e ushtarëve të vrarë siç pretendohet në titull.

Pas hulumtimeve të kryera nga hibrid.info, kjo fotografi qarkullon nga data 20 shkurt 2022, por që nuk paraqet e paraqet lajmin. Në këtë fotografi gjenden më shumë se 100 rekrutë rusë nga divizioni Taman, të cilët kanë qëndruar prej 5 ditësh në dyshemenë e stacionit hekurudhor gjysmë të braktisur në Dolbion, 21 kilometra nga kufiri me Ukrainën.


Vegëza e artikullit të publikuar në “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/03/08/23709/?fbclid=IwAR1Md3kFQZ2BVfYg2wYtdz87M40tj1n70UCfd-yHQPRZVMGZ-WqZRNukYrg

Ky portal i dyshimtë këtë artikull e ka marrë nga “Sinjali.com”, të cilit më pas i është vënë fotografi jo adekuate. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar më 20 mars 2022 nga Shoqata për të promovuar mbrojtjen e të drejtave të personelit ushtarak dhe të rekrutëve në Rusi (ACSM), e cila ka raportuar lidhur me këta rekrutë. (shih këtu)

Pjesë nga artikulli i publikuar nga ACSM, i përkthyer në gjuhën shqipe:

Banorët e fshatit Veselaia Lopan kontaktuan linjën telefonike të Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Ushtarakëve dhe Rekrutëve – “Komiteti i Nënave të Ushtarëve” (shkurt.-ACSM) . Ata raportuan se në stacionin hekurudhor të stacionit Dolbino, i cili është afër fshatit të tyre, ka një numër të madh ushtarakësh – ushtarë me kontratë (rekrutë), (më shumë se 100 persona) nga divizionet Taman dhe Kantemirovskaya. Djemtë kanë 5 ditë që jetojnë atje, duke ngrënë me paratë e tyre.


Lidhur me këtë ngjarje të rekrutëve rus, kishte raportuar edhe e media online “The Guardian”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news526media.com” ka publikar një artikull të datës 4 mars lidhur me vdekjen e disa ushtarëve rus.

Por, këtij artikulli i ka vënë fotografi jo adekuate e cila qarkullon nga data 20 shkurt 2022 dhe nuk ka të bëjë me ushtarë të vrarë. Aty shihen më shumë se 100 rekrutë rusë nga divizioni Taman, të cilët kanë qëndruar prej 5 ditësh në dyshemenë e stacionit hekurudhor gjysmë të braktisur në Dolbion, 21 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere