Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Në artikull nuk flitet për kushte të NATO-s të vëna ndaj Kosovës

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “timenews24hr.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Kosovës po i kërkohen vetëm dy kushte që të anëtarësohet në NATO.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet një opinion i drejtorit të organizatës KIPRED dhe ekspertit të sigurisë, Lulzim Peci, i cili në profilin e tij në Facebook ka paraqitur dy kushtet që duhet t’i plotësojë Kosova për ta përshpejtuar anëtarësimin në NATO.

Pra, nuk është e vërtetë që NATO ka kërkuar nga Kosova që t’i plotësojë dy kushte siç pretendohet në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “timenews24hr.com”:

https://timenews24hr.com/archives/52182?fbclid=IwAR25tIMBJP_0E9XmKbBeRio7RmnWx1pYvZ9fuLFEtEAVL51x3-C3OnMP_hQ

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja.com”, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Peci këtë opinion të tij e shkroi në Facebook me datën 28 shkurt (shih këtu). Por, megjithatë këto dy kushte të paraqitura nga ai nuk janë zyrtare nga NATO.


Në një faqe të Departamentit amerikan të Shtetit janë paraqitur kriteret për anëtarësim në NATO të shteteve aspiruese. (shih këtu)



Analiza:

Portali i dyshimtë “timenews24hr.com” ka publikuar një opinion të ekspertit të sigurisë në Kosovë, Lulzim Peci, i cili kishte paraqitur dy kushte që duhet t’i plotësojë Kosova për të përshpejtuar anëtarësimin në NATO.

Por, ky portal i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titull të rremë me pretendimin se Kosovës po i kërkohen dy kushte që të anëtarësohet në NATO.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere