Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika… Të fundit | Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga…
[ ARTIKULLI ]

Video e muajit tetor 2023 që i paraqet izraelitët duke u larguar nga aeroporti, paraqitet si aktuale

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Faqja “The Reis” në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, ka publikuar dje (15 prill) një video-material në të cilën paraqitet një grumbull njerëzish në ambientet e një aeroporti.

Kjo faqe pretendon se pamjet paraqesin izraelitët me shtetësi të dyfishtë, të cilët po largohen nga Izraeli nga frika se lufta do të përshkallëzohet.

Bazuar në përmbajtjen e ditëve të fundit të kësaj faqe, shihet se ajo publikon materiale për sulmin e Iranit ndaj Izraelit me 13 prill. (këtu)

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pamjet nuk janë aktuale dhe se të njëjtat janë realizuar në muajin tetor 2023, atëkohë kur nisi konflikti Hamas – Izrael.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

https://www.facebook.com/watch/?v=3525438137721747


Përshkimi i postimit të publikuar në faqen “The Reis”:

Aeroportet izraelite janë mbushur plot.

Izraelitët me shtetësi të dyfishtë po largohen nga Izraeli, duke menduar se lufta do të përshkallëzohet.

Izraelitët, shumica e të cilëve vijnë nga SHBA, Australia apo vendet e BE-së, kthehen në vendet nga kanë ardhur.


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë pamjet e njëjta që shfaqin izraelitët duke u larguar nga Izraeli, e që video është realizuar në muajin tetor 2023. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqja “The Reis” ka publikuar një video-material të muajit tetor 2023, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke pretenduar rrejshëm se pamjet paraqesin izraelitët duke u larguar nga Izraeli, siç thuhet në mbishkrim “nga frika se lufta do të përshkallëzohet”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere