Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se “do të ketë ndihma për pensionistët nga Qeveria e Kosovës” është i pavërtetë

HIBRID

Faqja në Facebook me emër “33shi.com” sot (12 mars) ka publikuar një artikull me pretendimin se Qeveria e Kosovës do të ndajë, sipas tyre, ndihma financiare për pensionistët.

I njëjti artikull është publikuar edhe më parë (29 dhjetor), por nga një tjetër portal i dyshimtë -“lajmet.trendliveg24.com”.

Nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë. Ndërsa lajmi është i vjetër, i cili është publikuar më 21 dhjetor të vitit 2021 në disa media kredibile në Kosovë, atëkohë kur Qeveria e Kosovës kishte ndarë 4.5 milionë euro për faturat e rrymës të pensionistëve dhe familjeve në asistencë.

Pra, kjo faqe në Facebook ka publikuar një lajm të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të sajuar.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “33shi.com”:

https://www.facebook.com/33shi/posts/829292108005176


Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (21 dhjetor 2021) të publikuar nga disa media online. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja “33shi.com” ka publikuar një artikull të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vendosur titull të sajuar.

Kjo faqe numëron afër 50 mijë ndjekës në Facebook, duke lënë mundësi që, përmes këtij postimi, t’i dezinformojë lexuesit, pasi mund të kuptohet se bëhet fjalë për lajm aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere