Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk qartësohet se në cilin vend pritet të shtrenjtohet buka

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Edhe kjo na mungonte, çmimi i bukës pritet të bëhet 10 euro”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk tregon se për cilin shtet bëhet fjalë.

Ndërsa me të hyrë në tekst, atëherë qartësohet se lajmi ka të bëjë me Gjermaninë, ku nënkryetar i Shoqatës së Fermerëve të Schleswig Holstein, Klaus-Peter Lucht , ishte shprehur se çmimi i një buke që shitet për 3-4 euro në Gjermani së shpejti mund të rritet në 10 euro.

Duke ditur se portali “Kosova-sot.info”, është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se shtrenjtimi i bukës në 10 euro ka të bëjë me Kosovën.


Pjesë nga artikulli i publikuar në Kosova-sot.info:

Në Gjermani pritet që një bukë të shitet për 10 euro për shkak të problemeve në zinxhirin e furnizimit të shkaktuar nga konfliktet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka shkaktuar rritje të çmimeve ushqimore në gjithë Evropën.

Për shkak se shtetet evropiane po e kanë të pa mundur importimin nga Ukraina, është raportuar se çmimi i bukës në Gjermani mund të rritet deri në 10 euro.

Vegëza e artikullit të publikuar në Kosova-sot.info:

https://www.kosova-sot.info/lajme/609688/edhe-kjo-na-mungonte-cmimi-i-bukes-pritet-te-behet-10-euro/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” kaë publikuar artikull me ngjarje që nuk kanë të bëjnë më Kosovën, ndërsa në titull nuk është bërë e qartë se fjala është për shtetin e Gjermanisë.

Duke e ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka kosovarë, kjo mund t’i dezinformojë ata, duke lënë të kuptohet se këto ngjarje kanë të bëjnë me shtetin kosovar.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, këta artikuj marrin vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere