[email protected]
Mediat botërore dhe ato vendore publikojnë lajm të pa verifikuar për vdekjen e Raiola-s
shape
shape
shape

Raportimet për vdekjen e agjentit të njohër të futbollistëve, Mino Raiola, janë demantuar nga disa burime kredibile.

Një numër i madh i mediave botërore kanë raportuar, bazuar në disa raportime nga Italia për vdekjen e agjentit italiano-holandez.

Por, këto pretendime duket të kenë qenë jo mirë të konfrimuara. Pasi që, burime të afërta me agjentin Raiola, e kanë demantuar një gjë të tillë, duke thënë se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore, por që vazhdon të luftojë me jetën.

Kreu i Njësisë së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të San Raffaele, Alberto Zangrillo komenton thashethemet për gjendjen shëndetësore të agjentit Mino Raiola i shtruar në spitalin San Raffaele, ku i ishte nënshtruar një operacioni delikat për probleme në mushkëri.

“Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo gazetarëve që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”, tha Zangrillo për Agjencinë e lajmeve në Itali, Ansa.it.

Vegëza e artikullit të publikuar në Ansa.it:

https://www.ansa.it/sito/notizie/sport/2022/04/28/raiola-gravissimo-al-san-raffaele-zangrillo-combatte-_362cb941-6197-419c-b595-2681251a572d.html


Edhe gazetari italian i sportit, Fabrizio Romano ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një deklaratë të vetë Raiola-s, i cili thotë që është i inatosur pasi për herë të dytë në katër muaj më vrasin.

Në këtë postim Romano thotë që “Lajmi që ndoshta keni parë rreth vdekjes së Mino Raiola ishte i rremë dhe i mohuar nga agjenti”.

Vegëza e njoftimit të Romano-s në Instagram:

https://www.instagram.com/p/Cc5S5gmo__Y/


Mediat ndërkombëtare dhe ato vendore u janë referuar disa raportimeve në mediat italiane, por pa iu referuar ndonjë burimi të saktë.

Në mesin e mediave në gjuhën angleze, duket e para ishte ajo britanike “Daily Mirror”, duke iu referuar raportimeve të mediave italiane. Por, që pas reagimit të burimeve të afërta me agjentin italian, e kanë azhurnuar përmbajtjen në lajm, duke e përmirsuar me përditësim. Megjithatë, hibrid.info ka arritur t’i ruaj këta tituj, përmes kërkimit në Google.

Disa nga titujt e publikuar nga mediat botërore, të ruajtura nga makina e kërkimit Google:


Publikimin e këtij lajmi të pa verifikuar e kanë bërë edhe mediat nga Kosova, të cilat mund t’i gjeni këtu, këtu, këtu dhe këtu.


Analiza:

Një numër i madh i mediave botërore dhe vendore kanë raportuar, duke u bazuar në disa raportime nga Italia për vdekjen e agjentit italiano-holandez.

Por, raportimet për vdekjen e agjentit të njohër të futbollistëve, Mino Raiola, së pari janë demantuar nga disa burime kredibile, e më pastaj nga vetë agjenti.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këta artikuj si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others